Strategjitë

Çfarë duhet të bëjnë shkollat që të nxisin vetëvlerësimin te nxënësit?

Ekzistojnë disa strategji nëpërmjet të cilave shkollat do të mund të nxisnin vetëvlerësimin te nxënësit e tyre. Ne ju sjellim eksperiencën e Carol Dweck, profesore e Psikologjisë në Universitetin e Stanford.

Në mënyrë që të përmirësojnë vetëvlerësimin te fëmijët, mësuesit duhet të jetë në kujdesshëm në mënyrën si e japin feedback-un. Ne sjellim disa këshilla nga Carol S. Dweck, profesore e Psikologjisë në Universitetin e Stanford-it. Dweck argumenton se dhënia e feedback-ut për një qëllim të veçantë (të mësuarin, performancën) do të jetë më efektive për vetëvlerësimin e fëmijës krahasuar me lavdërimin e orientuar nga personi. Kjo do të thotë se duhen shmangur përdorimi i shprehjeve të tilla si: “Jam krenar për ty”, “wow ke punuar shumë”. Në vend të kësaj fokusojeni lavdërimin te detyra ose procesi. Lavdëroni përpjekjen ose strategjinë specifike të nxënësit. Për shembull: “Vura re se përdore kubat për ta zgjidhur atë problem, kjo është një strategji shumë e mirë” ose Vura re se nuk bërë gabime ne llogaritje këtë herë”. Kur përdoret ky lloj feedback-u ju i drejtoheni edhe vetëvlerësimit të nxënësit edhe nivelit të tij të motivimit për arritje akademike.

Vetëvlerësimi është i rëndësishëm brenda dhe jashtë klase. Mësuesit dhe prindërit mund të nxisin vetëvlerësimin duke ndjekur strategjitë e mëposhtme:


1- Theksoni gjithmonë gjërat pozitive. Ata që vuajnë nga vetëvlerësimi i ulët  tentojnë të fokusohen te gjërat negative. Mund të dëgjoni deklarata të tilla: “kurrë s’kam qenë i mirë në këtë gjë” “nuk arrij dot të mbaj shokët”. Kjo na tregon se ai person ka nevojë që ta pëlqejë më shumë veten e tij.


2- Jepini fëmijëve mundësinë t’ju tregojnë 10 gjëra që pëlqejnë te vetja e tyre. Nxitini ata të kuptojnë gjërat që mund t’i bëjnë mirë, gjërat për të cilat ndjehen mirë. Do të surprizoheni se sa fëmijë me vetëvlerësim të ulët kanë vështirësi me këtë detyrë. (Ky mund të jetë një aktivitet shumë i mirë për fillim viti).


3- Shmangni kritikat. Ata me vetëvlerësim të ulët vuajnë më shumë kur kritikohen. Bëhuni të ndjeshëm për këtë.


4- Pritshmëritë duhet të jenë realiste. Kjo shkon së bashku me rritjen e suksesit te fëmijët. Udhëzimet e diferencuara janë çelësi dhe duhet shumë kohë që mësuesit të njohin të gjithë nxënësit dhe të sigurohen llojet e detyrave dhe pritshmërie që përshtaten me nivelet e aftësive dhe forcave të nxënësve.


5- Shikoni të mësuarin nga gabimet. Kthehuni te gabimet e fëmijëve dhe fokusohuni se çfarë mund të mësohet nga ato gabime. Kjo e ndihmon fëmijën të fokusohet te pozitivja, jo te negativja. Kujtojini nxënësve se të gjithë bëjnë gabime, por është mënyra se si përballemi me to që bën ndryshimin. Duhet t’i shohim ato si mundësi për të mësuar.


Vetëvlerësimi është një komponent i rëndësishëm në pothuajse çdo gjë që bën fëmija. Jo vetëm që do ta ndihmojë nxënësin me performancën akademike por do të jetë edhe mbështetje në aftësitë sociale dhe do e beje me të lehtë për fëmijën për të zënë dhe mbajtur shokët. Vetëvlerësimi duhet gjatë gjithë jetës dhe mësuesit duhet ta kuptojnë rolin e rëndësishëm që luajnë në theksimin ose dëmtimin e vetëvlerësimit të nxënësve.


(Përshtati N.Allkja Biçaku, Portali Shkollor) 

3,447 Lexime
4 vjet më parë