rregullat e reja

Çfarë duhet të dinë maturantët për regjistrimin në Universitete

Aplikimi kryhet nëpërmjet portalit Matura Shtetërore në adresën http://matura.akp.gov.al ndërkohë që kandidati për student duket të ketë ID e matures dhe informacionet e kartës së identitetit ose pasaportës.

Për të gjithë maturantët që presin të hyjnë në universitete këtë vit njoftohet se do të ketë vetëm 2 raundeve.


Të dy raundet do të kenë nga 7 faza 48 orëshe. Nëse ka ende kuota të paplotësuara, vija e kuqe ulet dhe maturantët fitues do mund të regjistrohen në fazat pasardhëse. Fillimisht të rinjtë e interesuar për të vijuar studimet e larta apo programet 2-vjeçare kanë kryer hapin e parë të aplikimit pagesën prej 2000 lekë në zyrat e Postës Shqiptare apo në bankat e nivelit të dytë.


Faza më e rëndësishme ku kandidatëve për studentë do t’u duhet të rendisin 10 programet më të preferuara të studimit do të nisë më 20 korrik deri në datën 29 të po këtij muaji.


Aplikimi kryhet nëpërmjet portalit Matura Shtetërore në adresën http://matura.akp.gov.al ndërkohë që kandidati për student duket të ketë ID e matures dhe informacionet e kartës së identitetit ose pasaportës. Nga data 29 gusht deri me 11 shtator, aplikantët të cilët kanë rezultuar fitues duhet të kryejnë procesin e regjistrimit.


Gjatë këtyre datave, aplikantët duhet të jenë të vëmendshëm në ndjekjen e procesit. Nëse shpallen fitues në një nga programet e studimit që kanë renditur, ata duhet të regjistrohen brenda 48 orëve. Në të kundërt humbin të drejtën për të vijuar programin studimit.


Kandidati ka të drejtë të çregjistrohet për këtë raund të parë vetëm në datën 12 shtator. Aplikimi per raundin e dyte nis në datat 15 – 22 shtator. Në 30 shtator publikohet lista e fituesve të këtij raundi.


Procesin e regjistrimit, fituesit do të mund ta kryejnë nga data 1-14 tetor.

3,497 Lexime
6 vjet më parë