në shkollë

Çfarë është qeveria e nxënësve?

Qeveria e nxënësve si një strukturë e pavarur do të ndihmojë të çojë në rritjen e iniciativës dhe vetëveprimit tuaj, në rritjen e mendimit të lirë dhe krijues, në forcimin e personalitetit tuaj, në aftësimin tuaj për të marrë përsipër përgjegjësitë.

Çfarë është Qeveria e Nxënësve? 

Qeveria e nxënësve është një strukturë organizative e pavarur e nxënësve në shkollë. Ajo përfaqëson mendimin e masës së nxënësve për çështjet e shkollës, mësimit dhe edukimit të tyre.


Roli i nxënësve në qeverinë e nxënësve 

Qeveria e nxënësve si një strukturë e pavarur do të ndihmojë të çojë në rritjen e iniciativës dhe vetëveprimit tuaj, në rritjen e mendimit të lirë dhe krijues, në forcimin e personalitetit tuaj, në aftësimin tuaj për të marrë përsipër përgjegjësitë si dhe në krijimin e një mentaliteti dhe një psikologjie të re për pozicionin dhe rolin e nxënësve në shkollë, për t’ju bërë partnerë dhe pjesëmarrës aktivë në proceset e ndryshimeve demokratike në shkollë dhe në komunitet duke ju bërë qytetarë të denjë të një shoqërie të emancipuar.


Përbërja e Qeverisë së Nxënësve

 - Mësuesi Koordinator

 - Kryesenatori 

 – Senatorët


Roli i senatorit 

- Ndihmon në problemet e klasës 

- Përfaqëson mendimet e klasës

- Përcjell mendimet e qeverisë së nxënësve në klasë 

- Organizon aktivitete në bazë klase 

- Bën propozime për aktivitete në klase 


Cilësitë e senatorit 

- Të jetë i durueshëm 

- Të jetë i shkathët 

- Të jetë i aftë për të zgjidhur problem për klasën 

- Të jetë gjakftohtë dhe i qetë 

- Të mbajë nën kontroll situatën 

- Të mos premtojë kot 

- Të jetë komunikues 

- Të jetë i përkushtuar 

- Të jetë i qartë në mendime

- Të jetë këmbëngulës


Detyrat e kryesenatorit:

- Kontrollon çdo gjë që bën Qeveria e Nxënësve 

- Përfaqëson shkollën në takime të ndryshme jashtë dhe brenda saj 

- Propozon dhe jep miratimin përfundimtar të aktiviteteve 

- Merr pjesë vëzhgues në mbledhjet e bordit të shkollës dhe këshillit pedagogjik 

- Raporton tek mësuesi koordinator 


Strukturat e qeverisë së nxënësve 

Arsye për krijimin e qeverisë së nxënësve. Fëmijët kanë të drejtë të shprehin lirshëm mendimin e tyre në çështje që lidhen me ta – Konventa për të Drejtat e Fëmijës, Neni 12 


Shkolla është një komunitet 

Qeveria e nxënësve ndihmon për ta bërë këtë komunitet më harmonioz dhe të mirë për të jetuar në të. 

Nxënësit bëhen partnerë në vetë arsimimin e tyre, duke dhënë një kontribut pozitiv ndaj mjedisit shkollor. 

Nxënësit mësojnë të dëgjojnë të tjerët dhe ta njohin vetveten si individë të vlefshëm me të drejtën për t’u dëgjuar. 

Nxënësit fitojnë vetëbesim, aftësi sociale dhe sjellje morale të përgjegjshme kundrejt njëri-tjetrit dhe kundrejt mësuesve.

Qeveria e nxënësve rrit influencën e një udhëheqje positive në grup. 

Nxënësve u rritet vetëvlerësimi duke dhënë kontribut për klasën dhe komunitetin e shkollës së tyre. 

Çdo nxënës mëson nga përvoja personale se si të kontribuojë në shoqëri në tërësi si dhe çdo të thotë të jesh një qytetar aktiv.


Organizimi i mbledhjeve në qeverinë e nxënësve:

- Çdo çështje diskutohet me vete. 

- Diskutimin e udhëheq drejtuesi i takimit. 

- Nëse ju jeni drejtuesi i takimit, ndërkohë që zhvillohet takimi pyesni veten: 

      A patën mundësi të flasin të gjithë?

      A po flet më shumë se një person në të njëjtën kohë?

      A inkurajohen më të urtët të flasin edhe ata?

- Pas diskutimit duhet të merret një vendim 

- Votoni mbi propozimin 

- Pas votimit inkurajohen anëtarët e qeverisë së nxënësve t’u tregojnë nxënësve të klasës për vendimet e marra. 


(Elona Behaj, mësuese në shkollën 9 -vjeçare "Mark Dashi"; Portali Shkollor)

29,112 Lexime
5 vjet më parë