Urdhër

DAR: Të shtunën mësim në të gjitha shkollat e Tiranës

Drejtoria Arsimore e Tiranës ka nxjerrë një urdhër sipas të cilit nesër në të gjitha shkollat do të zhvillohet mësim. Sipas këtij urdhri, ditën e shtunë, datë 16 dhjetor 2017, do të zhvillohet mësim në të gjitha shkollat e kryeqytetit.

Drejtoria Arsimore e Tiranës ka nxjerrë një urdhër sipas të cilit nesër në të gjitha shkollat do të zhvillohet mësim. Sipas këtij urdhri, ditën e shtunë, datë 16 dhjetor 2017, do të zhvillohet mësim në të gjitha shkollat publike dhe private të kryeqytetit.


Mësimi zhvillohet duke ndjekur orarin mësimor të datës 27 nëntor, kur u pezullua mësimi për shkak të reshjeve të dendura të shiut dhe përmbytjeve në vend.  Me Vendim të Këshillit të Ministrave, kjo datë iu bashkua ditëve të pushimit gjatë festave të Nëntorit.


Për shkollat në qarqet e tjera të vendit priten urdhra nga drejtoritë arsimore rajonale përkatëse të cilat do të marrin masa për të zëvendësuar ditën apo ditët e humbura të mësimit për shkak të përmbytjeve. 

3,199 Lexime
6 vjet më parë