UDHËZIM

Datat e provimeve të Maturës Shtetërore për vitin shkollor 2020-2021

Ministria e Arsimit i ka publikuar datat e provimeve të Maturës Shtetërore për vitin shkollor 2020-2021. Njihuni me udhëzimin e mëposhtëm.

Ministria e Arsimit ka publikuar prej disa muajsh datat e provimeve të Maturës Shtetërore për vitin shkollor 2020-2021. Por ne po i risjellim edhe një herë në vëmendjen tuaj. 



Lëndët e provimeve të Maturës Shtetërore 2021 për arsimin e mesëm të lartë do të jenë:

- Lëndët e detyruara – Gjuhë shqipe dhe Letërsi, Matematikë dhe Gjuhë e huaj

- Provimi i lëndës me zgjedhje


Programet orientuese për lëndët e detyruara mbështeten vetëm në kurrikulën bërthamë, ndërsa programi orientues i lëndës me zgjedhje mbështetet në lëndën bërthamë dhe atë me zgjedhje. 


Datat për provimet e Maturës Shtetërore janë këto:


Gjuhë e huaj - 03 qershor 2021

Gjuhë shqipe dhe Letërsi - 07 qershor 2021

Matematikë - 11 qershor 2021

Provimi me zgjedhje - 15 qershor 2021



Rezultatet e provimeve do të publikohen deri në datën 30 qershor, ndërkohë diplomat do të fillojnë të shpërndahen në datën 15 korrik. 



Udhëzimin e plotë e lexoni tu.



Burimi: Ministria Arsimit, Sportit dhe Rinisë



©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

5,206 Lexime
2 vjet më parë