
Datat se kur do të bëhet zëvendësimi i orëve mësimore të humbura në muajin janar
Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar ka njoftuar për datat se kur do të bëhet zëvendësimi i orëve mësimore të humbura përgjatë muajit janar nga ndërprerja e veprimtarisë së Institucioneve Arsimore.
Në vijim të plotësimit të mësimit për datat e pezulluara në muajin janar, sipas urdhrit nr.18, datë 20.01.2022, “Për ndërprerjen e procesit mësimor në të gjitha institucionet publike dhe jo publike të arsimit parauniversitar”(shkollat) dhe caktimit të ditës së hënë, 21.03.2022 ditë pushimi, DPAP ka publikuar datat e zëvendësimit të mësimit në ditët e shtuna në vijim:
- 02.04.2022 (e shtunë)
- 30.04.2022 (e shtunë)
- 14.05.2022 (e shtunë)
- 28.05.2022 (e shtunë)
Më poshtë gjeni vendimin zyrtar të DPAP.


©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Drejtoresha Anila Çota rrëfen rrugëtimin e shkollës “Qamil Guranjaku” si fituese e vendit të dytë në Konkursin e Gjuhës Shqipe
Fondi i pyetjeve për provimin e licencës, për të gjitha profilet
QSHA: Regjistrimet për licencën e mësuesisë deri më 7 prill, provimi do të zhvillohet në muajin maj, ja procedurat