Matura Shtetërore 2017

Deklaratë e Ministres së Arsimit dhe Sportit

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Mirela Karabina uron të gjithë maturantët suksese në provimin e parë të maturës shtetërore, atë të gjuhës së huaj, i cili zhvillohet me datën 5 qershor.

Më lejoni t’ju uroj të gjithë maturantëve suksese në provimin e Gjuhës së Huaj, provimi i parë i Maturës Shtetërore 2017. 


Sipas kalendarit të hartuar nga Komiteti i Maturës Shtetërore 2017 në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, do të vijojnë të zhvillohen të gjitha detyrimet që përmban Matura Shtetërore, që ka filluar nga vjeshta e vitit 2016 e në vijim, me miratimin e Rregullores dhe udhëzimeve që rregullojnë mbarëvajtjen e këtij procesi. 


Në vijim, ne do të monitorojmë nga afër çdo aspekt të këtij procesi duke mos lejuar asnjë ndërhyrje, apo deformim që mund të ndikojë në cenimin e standardeve të këtij procesi kaq të rëndësishëm dhe me ndikim të gjerë në opinionin publik.


Duke e parë në këtë këndvështrim, në të gjithë takimet që kam zhvilluar iu është kërkuar që të gjithë aktorët pjesëmarrës në administrimin e Maturës Shtetërore 2017, të zbatojnë me rigorozitet të gjitha detyrimet e përcaktuara në paketën ligjore që rregullon afatet dhe rezultatet e provimeve. 


Paralelisht, kam përcjellë mesazhin tim, duke rikonfirmuar edhe sot në këtë deklaratë, se çdo presion apo premtim i bërë maturantëve është i papranueshëm dhe të gjitha rastet e evidentuara do të jenë pjesë e procesit të verifikimit nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit. 


Çdo shkelje e evidentuar do të analizohet dhe çdo procedohet sipas legjislacionit në fuqi. 

Për çdo denoncim nga ana e prindërve, mësuesve apo maturantëve, është në dispozicion adresa e E-mail dhe numri i telefonit, si më poshtë: 


E-Mail: [email protected] 

Telefon: +355 67 4474 900


Garantojmë se do të intensifikojmë monitorimin e çdo faze, për të vendosur standardet e kërkuara në administrimin dhe transparencën e gjithë këtij procesit, duke filluar nga organizimi deri tek vlerësimi i provimeve.


Duke ju uruar edhe një herë suksese të gjithë Maturantëve, mbetemi të angazhuar në përmbushjen e të gjithë detyrimeve institucionale të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit. 


(Portali Shkollor)

2,133 Lexime
6 vjet më parë