LAJMI

Dëmtime serioze në rreth 34 shkolla në Durrës, Shijak dhe Tiranë, mbërrijnë ekipe rivlerësuese nga Kosova

Nga një informacion paraprak që Portali Shkollor ka marrë nga MASR bëhet me dije se rreth 34 shkolla në vend kanë pësuar dëmtime serioze nga tërmeti. Për një rivlerësim të saktë të situatës do të bashkohen edhe ekipe inxhinierësh nga Kosova.

Tërmeti që ka goditur vendin ditën e martë ka shkaktuar dëme të mëdha edhe në institucionet arsimore. Ekipet e posaçme po vijojnë me evidentimin e dëmeve materiale dhe hartimin e planit të masave për shkollat e dëmtuara. 

Nga një informacion paraprak që Potali Shkollor ka marrë nga Ministria e Arsimit mësohet se, rreth 34 shkolla kanë pësuar dëmtime serioze. Ato i përkasin kryesisht qytetit të Durrësit, Shijakut dhe Tiranës.  

Por ditën e sotme nga Kosova do të vijnë ekipe vlerësuese inxhinierësh për të bërë rivlerësimin më të saktë të situatës. Kjo na është bërë e ditur nga zyra e shtypit të MASR. 

Në ditët në vijim do t’ju pasqyrojmë zhvillimet e tjera në këtë drejtim.


Ndërkaq mësimi është pezualluar dhe shkollat do të vijojnë pushimet për 6 ditët në vijim, duke qenë se dita e enjte dhe e premte janë pushim zyrtar për festat e nëntorit. 




(Nanila Allkja Biçaku, Portali Shkollor) 

3,329 Lexime
4 vjet më parë