Dhori Kule: Qeveria vendos mesataren dysheme 6.5

Rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule flet për kriteret e pranimit të studentëve në Universitete, ndërsa shton se do zbatohen kriteret e ligjit të ri për arsimin e lartë

Rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule flet për kriteret e pranimit të studentëve në Universitete, ndërsa shton se do zbatohen kriteret e ligjit të ri për arsimin e lartë.

Që të pranohesh në universitet këtë vit akademik që nis në tetor së pari duhet të kesh mesataren e të gjitha viteve të gjimnazit mbi 6.5, pasi ky mendohet të jetë pragu i vendosur nga qeveria për pranimet në universitete publike dhe private.

Sipas tij, ligji i ri i arsimit të lartë sjell ndryshime përsa i përket pranimit të studentëve në universitete. Kule shton se, qeveria vendos mesataren dysheme. “Ne vendosëm për t’u bazuar të kriteret, i kthejmë autoritetin mësuesit”. Kule shton se fituesit e universiteteve duhet të shpallen që në muajin korrik dhe jo në shtator.

Pas kësaj do të jetë në dorën e çdo universiteti, formula dhe kriteret për përgjedhjen e studentëve të rinj. Rektori i Universitetit të Tiranës, ka  prezantuar formulën se si të pranohen të rinjtë në fakultetin që ai ka në varësi.

Studentët do të kenë mundësi të dorëzojnë dosjet në fakultetet që duan të ndjekin dhe në bazë të notave që kanë marrë ndërvite do të bëhën llogaritë dhe renditja e tyre në lista.

1,564 Lexime
8 vjet më parë