Eksperienca

Dita e parë e shkollës, 6 mesazhet që nxënësit duan t’i dëgjojnë

Profesionistët diskutojnë për mesazhet që çdo nxënës dëshiron t’i dëgjojë në fillim të vitit shkollor. Jo mesazhe çfarëdo, apo mesazhet e para që mund t’iu shkojnë ju në mendje, por mesazhe në kontekstin e asaj se çfarë do të bëni ju dhe nxënësit tuaj gjatë gjithë vitit mësimor...

Të nderuar mësues, prindër dhe nxënës, vetëm pak ditë na ndajnë nga fillimi i vitit të ri shkollor. Portali Shkollor është pranë jush duke ju ofruar materiale, informacione dhe eksperienca nga mësues të suksesshëm për t’ju ndihmuar ju të jeni të suksesshëm që në ditën e parë të shkollës. Fillimi i mbarë është gjysma e punës!


Dita e parë e shkollës në fakt është shumë e rëndësishme për të gjithë e veçanërisht për ata që ulen për herë të parë në bankat e shkollës. Nxënës, mësues dhe prindër janë të emocionuar, të tensionuar dhe në ankth për takimin e parë i cili duhet me patjetër të jetë fillimi për një vit të suksesshëm shkollor.


Dy mësues profesionistë, sjellin disa forma që ndihmojnë mësuesit të krijojnë marrëdhënien e duhur me nxënësit e tyre që në fillim të vitit të ri mësimor. Bëhet fjalë për 6 pika me të cilat do t’ju njohim në vijim.


Profesionistët diskutojnë për mesazhet që çdo nxënës dëshiron t’i dëgjojë në fillim të vitit shkollor. Jo mesazhe çfarëdo, apo mesazhet e para që mund t’iu shkojnë ju në mendje, por mesazhe në kontekstin e asaj që do të bëni ju dhe nxënësit tuaj gjatë vitit mësimor, si do t’i mësoni, çfarë formash do të përdorni, si do t’i motivoni etj. 


Ka dhjetra mesazhe që nxënësit kanë nevojë t’i dëgjojnë, por ato që tregojnë një përmbajtje,  janë vetëm gjashtë (mund të ishin 50). 


1. Ju jeni fokusi i klasës, jo unë.

2. Ju jeni të rëndësishëm si nxënës dhe qenie njerëzore në këtë klasë.

3. Pritet që ju të angazhoheni në të gjitha proceset e mësimit gjatë gjithë kohës që jemi në klasë. Ju do të jeni nxënës aktiv. Unë, si moderator i klasës, do të jem vetëm një lehtësues. Unë do të prezantoj aktivitetet e të mësuarit, por ju do të jeni përgjegjës për të mësuarin efektiv.

4. Çdo gjë që bëni - e mirë apo 'e keqe'- prek të gjithë nxënësit në klasë. Kjo do të thotë që çdo gjë që ju bëni është një çështje në vetvete, sepse ju jeni të rëndësishëm.

5. Lufta është pjesë e të mësuarit. Nëse është e thjeshtë ose thjesht bëhet, ju nuk mund të mësoni asgjë.

6. Ju mund të bëni gjithçka. Karakteri juaj është më i rëndësishëm se ato që ju bëni apo nuk dini të bëni.



© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

33,450 Lexime
1 vit më parë