Viti i ri akademik

Dita e parë e shkollës në Kosovë

Procesin mësimor këtë vit shkollor e ndjekin më shumë se 350 mijë nxënës, në rreth 1200 objekte shkollore me mëse 20 mijë mësimdhënës. Në klasën e parë janë regjistruae mbi 25 mijë nxënës.

Viti i ri akedmik 2017-2018 ka nisur sot në të gjitha shkollat e Republikës së Kosovës. Procesin mësimor këtë vit shkollor e ndjekin më shumë se 350 mijë nxënës, në rreth 1200 objekte shkollore me më se 20 mijë mësimdhënës. Në klasën e parë janë regjistruae mbi 25 mijë nxënës.


Ndryshe nga viti i kaluar, këtë vit, tekstet nga klasa e 6-të deri në klasën e 9-të nuk do të jepen falas për nxënësit. Drejtoritë e shkollave do të shfrytëzojnë tekstet e mbetura nga vitet e kualuar e nëse do të ketë mungesa tekstet plotësuese do të blihen.


Për nxënësit e klasës së parë deri në klasën e pestë tekstet shkollore do të jepen falas nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.


Ministri Arsim Bajrami ka uruar nisjen e vitit të ri shkollot nga Universiteti “Hasan Prishtina” në Prishtinë. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin: Kryeparlamentari i Republikës së Kosovës, Kadri Veseli dhe rektori i universitetit Marjan Demaj.


Mesazhi i urimit nga drejtoria e shkollës “Mileniumi i Tretë”:


Të nderuar miq të vegjël,

Ju, që nga sot do të jeni pjesë e shkollës sonë,

Mirëserdhët në shkollën Mileniumi i Tretë!

Sot është dita parë për ju, prandaj duhet të jeni të lumtur ju dhe prindërit tuaj që keni zgjedhur shkollën tonë, e cila së bashku me mësueset tuaja, ju pret krahëhapur.


Ju kalamaj të vegjël, 

Nga sot do të gjeni dhe do të zgjidhni miqtë më të mirë të jetës, do gjeni mësuese që do t’ju duan fort, do të mësoni si është më së miri: me lojëra e lodra, me shkronja e fjalë, do të argëtoheni siç jua do zemra ju dhe prindërve tuaj.


Të dashur prindër,

Nga sot e tutje, ju sigurojmë se stafi ynë do të jetë të përkushtuar ndaj fëmijëve tuaj dhe do t’i trajtojë si fëmijët e tyre. Këtë do ta dëshmojmë që nga sot dhe në ditët në vijim.

Prandaj, fëmijë të dashur,

Duke qenë se kjo është dita e parë juaja në shkollë, ju urojmë nga zemra që të filloni me këmbë të mbarë dhe e mbara t’ju prijë në jetë!


Urime dhe gjithmonë qofshi të gëzuar!


Portali Shkollor uron të gjithë mësuesit dhe nxënësit në Kosovë suksese në vitin e ri akademik 2017-2018!


(Albina Hoxhaj, Portali Shkollor)

2,658 Lexime
6 vjet më parë