orët kujdestari

Dosja e veprimtarive edukative në shkollë

Mënyra e ndarjes se punëve në një institucion është mjaft e rëndësishme. Duke qenë se monitoroj veprimtaritë edukative në shkollë dhe orët kujdestari, po ndaj eksperiencën time me ju. Do t’ju isha mjaft mirënjohëse për vërejtjet apo sugjerimet...

Mënyra e ndarjes se punëve në një institucion është mjaft e rëndësishme. Duke qenë se  monitoroj veprimtaritë edukative në shkollë dhe orët kujdestari, po ndaj eksperiencën time me ju. Do t’ju isha mjaft mirënjohëse për vërejtjet apo sugjerimet që mund të më bëni. 


Në këtë dosje z/drejtori që i është ngarkuar kjo detyrë duhet të mbajë:

1. Planin edukativ të shkollës, i cili është bërë në përputhje me udhëzimin e fillimit të vitit shkollor, planin e veprimtarive të dërguara nga Qendra Kulturore e Fëmijëve, rregullorja e shkollës, ngjarje të rëndësishme, etj .Temat e përcaktuara në këtë plan monitorohen jo vetëm nga drejtoria e shkollës por edhe nga aktorë të tjerë. Mbahen procesverbale, pasqyrohen në ëebin e shkollës, facebook ose instagram, etj. Fotot e bëra janë një pjesë e mirë e fototekës së shkollës.

2. Grafiku i monitorimit të orëve kujdestari, ku z/drejtori duhet të hartojë grafikun vjetor e më pas atë mujor (ky i fundit në varësi të vjetorit). Orët kujdestari tashmë zhvillohen dy herë në javë dhe të paktën një herë në javë këto vrojtohen ose kontrollohet dosje që mësuesit kanë krijuar për këto orë.

3. Fletorja e proces verbaleve ose formate të caktuara ku shënohen ajo çka është konstatuar gjatë vrojtimit apo monitorimit të këtyre orëve.

4. Foto apo materiale të tjera nga të gjitha veprimtaritë, të cilat ruhen në dosjen e z/drejtorit dhe më pas ato edhe mund të përdoren për t’u pasqyruar në mjediset e shkollës, ku mund të njihet edhe ajo pjesë e komunitet e cila nuk i ka parë, mund të përfshihen në historikun e shkollës, t’i shtohen fototekës së shkolës.

5. Publikimi i të gjitha veprimtarive në rrjetet sociale apo në ëebin e shkollës është mjaft e rëndësishme. Shkolla në këtë mënyrë promovohet, por edhe mund të marrë sugjerime për mënyrën se si duhet të realizojë një veprimtari, për të bërë më mirë të radhës. Në fund të çdo viti shkollor ne pyesim: “Çfarë veprimtarish do të dëshironit të zhvillonit vitin tjetër shkollor?”

Në këtë mënyrë ne presim mendime jo vetëm nga nxënësit dhe prindërit e tyre, por edhe komuniteti.


ENIDA BASHALLIU

z/drejtore 

Shkolla 9-vjeçare “Mark  Dashi” Fier


(Portali Shkollor)

8,226 Lexime
5 vjet më parë