Drejt Provimeve të Lirimit: Përgjigjet e sakta dhe udhëzimet për esenë e paraprovimit nga mësuesi Erget Cenolli

Nxënës të klasave të nënta, sot publikojmë përgjigjet e sakta të paraprovimit dhe udhëzimet për esenë krahasim-kontrast nga mësuesi Erget Cenolli. Analizoni tekstet, reflektoni mbi personazhet dhe mesazhet, dhe përgatituni për provimet e lirimit me sukses.

Nxënës të klasave të nënta, pas publikimit të planit strategjik 9-hapësh për parapërgatitjen nga marsi në qershor, sot ndajmë me ju përgjigjet e sakta të testit model dhe udhëzimet për esenë krahasim-kontrast, për t’ju ndihmuar në vetëvlerësimin dhe praktikën tuaj:


Materiali 1: Përgjigjet për paraprovimin e parë

1-c

2-rrjedhore

3- a) ndajfolje b)ndajfolje

4-a)pronor   b)dhanore

5-lidhore e pakryer

6-Erdha për të luajtur

7-me vetë të përcaktuar

8-Im vëlla; emër farefisnie

9-a)vazhdonin të bisedonin b)kallëzues i përbërë që tregon vazhdimin e veprimit

10-a)përcaktor b)kundrinor i zhdrejtë me parafjalë



Udhëzime për esenë e krahasim-kontrastit


Lexoni me vëmendje dy tekste nga libri “Gjuha shqipe”, shtëpia botuese “ALBAS”: 

A)Klasa VIII-faqe 57, tregimi “Kolombreja” nga Dino Buxati

B)Klasa IX-faqe 57, pjesë nga romani “Plaku dhe deti” nga Ernest Heminguei


Vështro me kujdes veprimet dhe mendimet e:

A)Stefan Roit

B)plakut Santiago


1.Marrëdhëniet që kanë ata me detin;

2.Raportet me, përbindëshin e quajtur Kolombre (S. Roi) dhe “peshkun shpatë” (plaku Santiago);

3.Mendimet dhe ndjesitë që i pushtojnë ata gjatë zhvillimit të ngjarjeve;

4.Diskuto rreth ideve:

a)Para se ta gjykojmë dikë për pamjen e keqe apo namin e keq që ka, duhet të përballemi me të për të kuptuar karakterin e saj të vërtetë.

b)Nëse fitojmë diçka me mundim të madh, na duhet një mundim edhe më i madh për ta mbrojtur atë që kemi fituar.


Pasi të keni punuar me këto çështje, shkruani një ese me temë:

“Dy personazhe në detin e paanë të jetës”




©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë  

263 Lexime
4 orë më parë