Aktualitet

Drejtori i DPAP Selman Hodaj: Vetëm administrata do të jetë në punë deri më 31 dhjetor

Sipas një prononcimi për Portalin Shkollor Albas, drejtori i DPAP Selman Hodaj ka qartësuar të gjithë mësuesit dhe nxënësit se pushimet dimërore fillojnë më datë 24 dhjetor 2021 dhe mbarojnë në datën 4 janar 2022. Vetëm punonjësit e zyrave arsimore, rojet dhe sanitarët do të jenë në punë deri më 31 dhjetor.

Ditët e fundit në rrjetet sociale po qarkullon një lajm i rremë sa i takon ditëve të pushimit të fundvitit të mësuesve. Nisur nga kjo Portali Shkollor Albas ka kontaktuar me drejtorin e Drejtorisë së Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar, Selman Hodaj, për të mësuar se çfarë do të ndodh konkretisht. 


Sipas drejtorit Hodaj, nuk do të jenë mësuesit ata që do të qendrojnë në punë deri më datën 31 dhjetor, por vetëm një pjesë e administratës arsimore ku përshihen punonjësit e zyrave arsimore, rojet dhe sanitarët


Më konkretisht, sipas Përgjegjësit të Sektorit të Burimeve Njerëzore, Shërbimeve dhe Statistikës nga DPAP, Fiqiri Çifliku, pushimet dimërore fillojnë  në datë 24 dhjetor dhe përfundojnë deri më datë 4 Janar. 

“Kjo periudhë nga data 24 dhjetor 2021 deri më datë 4 janar 2022 është pushim për nxënësit edhe për mësuesit. Këta të fundit kryejnë pjesën e lejes vjetore që u takon. Ndërsa pjesa e administratës  apo shërbimeve vijon punën normalisht dhe përfiton lejen vjetore sipas kodit të punës. Pra kjo pjesë e administratës ka pushime nga data 1 janar deri më datën 3 janar”, kështu është shprehur Çifliku. 



Sakaq ditët pushimeve dimërore janë përcaktuar qartazi edhe në urdhrin për strukturën e vitit shkollor 2021-2022 në sistemin arsimor parauniversitar, të cilin mund ta gjeni këtu.



N.Allkja Biçaku


© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

8,609 Lexime
2 vjet më parë