Mbrojtja e fëmijëve

Dy nga të drejtat e fëmijëve deri në moshën 18 vjeç që duhet t’i zbatojnë të gjithë, mësues dhe prindër

Që fëmijët të ndihen të mbrojtur, veçanërisht nga abuzimet seksuale, të gjithë duhet të njohin dhe zbatojnë dy nga të drejtat e tyre që u takojnë me ligj të cilat më të shtjelluara i gjeni më poshtë. Gjithashtu shumë e nevojshme për ju është edhe broshura e posaçme bashkëngjitur këtij artikulli.

KONVENTA MBI TË DREJTAT E FËMIJËS

(Miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara më 20 nëntor 1989)

...

Neni 19 

1.Shtetet Palë marrin të gjitha masat legjislative, administrative, shoqërore dhe edukative për mbrojtjen e fëmijës nga çdo formë e dhunës fizike ose mendore, fyerja ose keqtrajtimi, braktisja apo mospërfillja, nëpërkëmbja ose shfrytëzimi, përfshirë abuzimin seksual, për sa kohë që ai është nën ruajtjen e prindërve të tij ose të njërit prej tyre, të përfaqësuesit ose përfaqësuesve të tij ligjorë ose të çdo personi tjetër të cilit i është besuar.


 2. Këto masa mbrojtjeje përfshijnë, kur është e përshtatshme, procedura të efektshme për hartimin e programeve shoqërore për përkrahjen e nevojshme të fëmijës dhe atyre që kujdesen për të, si dhe për forma të tjera parandalimi dhe identifikimi, raportimi, referimi, hetimi, trajtimi dhe ndjekjeje të rasteve të keqtrajtimit të fëmijës, të përshkruara më lart, duke përfshirë, në se duhet, procedurat e ndërhyrjes gjyqësore.

...

Abuzimi seksual është veprimtari seksuale e padëshiruar, me autorët që përdorin forcë, bëjnë kërcënime ose duke përfituar nga viktimat që nuk janë në gjendje të japin pëlqimin. Shumica e viktimave dhe dhunuesve e njohin njëri-tjetrin. Reagimet e menjëhershme ndaj abuzimit seksual përfshijnë tronditje, frikë ose mosbesim. Simptomat afatgjata përfshijnë ankthin, frikën ose çrregullimin e stresit post-traumatik. Ndërsa përpjekjet për të trajtuar shkelësit e seksit mbeten  enigmë ku ndërhyrjet psikologjike për të mbijetuarit , veçanërisht terapia në grup  dhe individuale duket efektive.


1. Çfarë mund të bëni në raste të tilla?

Hapu! Të shkruarit rreth traumës zvogëlon stresin, ndihmon imunitetin e trurit dhe mendjes.

Shkrimi i përvojave të vështira, madje edhe traumatike, duket se është i mirë për shëndetin në disa nivele:

 - ngritja e imunitetit dhe masave të tjera shëndetësore; 

- përmirësimi i funksionimit të jetës në çdo lloj moshe.


2. Shërimi emocionalisht nga katastrofa si mund të bëhet?

Të kuptuarit e emocioneve dhe përgjigjeve normale që pasojnë një fatkeqësi ose një ngjarje tjetër traumatike mund t'ju ndihmojnë të përballeni me ndjenjat, mendimet dhe sjelljet tuaja  dhe mund t'ju ndihmojnë në rrugën drejt shërimit.


3. Marrja e ndihmës është shumë e nevojshme

Efektet e traumës nuk duhet të zgjasin një jetë…

Shumica e njerëzve do të pësojnë një traumë në një pikë të jetës së tyre, dhe si rezultat, disa do të pësojnë simptoma të keqësuara që ndërhyjnë në jetën e përditshme. Lajmi i mirë është se ndërhyrjet psikologjike janë efektive në parandalimin e shumë efekteve afatgjata.

Pikërisht ky material ju vjen në ndihmë për të gjithë adoleshentët. Mund të shkarkoni këtë broshurë. 

Nga Florinda Palaj


© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

7,525 Lexime
1 javë më parë