Aktualitet

E marta Festa e Novruzit, qeveria vendos pushim edhe të hënën për administratën

Meqenëse dita e martë 22 mars është pushim zyrtar për shkak të Festës së Sulltan Novruzit, qeveria vendosi se edhe 21 marsi do të jetë pushim për administratën. Pra edhe për shkollat e hëna do të jetë ditë pushimi. Vendimi është marrë sot nga Këshilli i Ministrave.

Këshilli i Ministrave është mbledhur sot për të miratuar vendimet e reja.


Dita e martë e 22 marsit është shënuar në kalendarin e festave zyrtare si ditë pushimi për shkak të Festës së Sulltan Novruzit.


Por qeveria ka vendosur që edhe dita e hënë të lihet ditë pushimi për administratën, pra data 21 mars. Arsyeja e këtij vendimi mësohet se lidhte me kursimin e energjisë, shpenzimeve dhe naftës së punonjësve.


Kështu administrata do të ketë 4 ditë pushim: e shtuna, e diela, e hëna dhe e marta. Dita e pushimit do të zëvendësohet në një nga ditët e pushimit të këtij viti.



 Ky është vendimi i miratuar në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 18 Mars 2022


Më herët, qeveria vendosi që të shkurtojë shpenzimet e karburantit për punonjësit e administratës me 50%, që do të thotë se gjysmat i paguan shteti dhe gjysmat vetë funksionari.


Kaltra Tafani 


©Portali ShkollorTë gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.  

4,252 Lexime
2 vjet më parë