Reagim

Etleva Qorri: Një “intelektual” kurrsesi nuk mund të përdori një fjalor ordiner për mësuesit!

Arsimtarja Etleva Qorri vjen me një shkrim reagues për fjalorin denigrues ndaj figurës së mësuesve që ka bërë një personazh publik, në një emision televiziv. Video e këtij momenti është shfaqur dhe komentuar gjerësisht në rrjetet sociale.

Sa bukur, filloi mëngjesi im sot!

Pasi pash një video, mu zgurdulluan sytë dhe veshët e mi të shkretë, buçitën nga fjalët dhe elozhet më të bukura që, kam dëgjuar ndonjëherë! Një "intelektual" (Eljan Tanini), person publik, artist që flet kaq me pasion dhe kaq ëmbël, për armatën më të madhe MËSUESIN! BRAVO! (Besoj, e di, kujt i thonë bravo).


Por, një pyetje kam! E di ti, more "zotëri" punën, stresin, lodhjen, poshtërimin, denigrimin që merr çdo mësues, çdo ditë të punës së tij? Jo, s'mund ta dish, sepse ti, flet nga kolltuku i studios, nga kafeneja e lagjes, nga rruga ku ti, kalon! Ke hyrë në ndonjë shkollë që, kur ke mbaruar shkollën ti? Apo ti, je bërë "i ditur" nga fryma e shenjtë? 


Unë, jam një mësuese, prej 25 vitesh, kam edukuar, mësuar dhe nxjerrë në jetë qindra fëmijë të mrekullueshëm! Jam një mësuese që kam marrë falënderime pafund nga prindërit e fëmijëve! Edhe sot, pasi ata kanë dalë në jetë, kanë krijuar familje, çuditërisht, më falënderojnë! Habi më vjen, askush s'më ka quajtur " idiote"! Dole ti, nga hiçi, dhe volle vrer, për mësuesit? Dhe për kë, për armatën që jep shpirtin për të edukuar, për të dhënë dije, për t'i mbështetur në momentet e tyre më delikate!? 


E di, ndjej keqardhje për ty! Sepse, një "intelektual", kurrsesi, nuk mund të përdori këtë fjalor ordiner,  për MËSUESIN! Një "intelektual", nuk e njollos dot, figurën më me vlerë: MËSUESIN! Dhe ti, nuk je INTELEKTUAL! 


Mësuesit që, të kanë dhënë dije ty, jam e sigurt që sot, ndihen të turpëruar! Dhe ti, duhet të kesh turp, kur dëgjon çfarë ke nxjerrë nga goja! MËSUESIT, janë VLERA e pashtershme, e këtij vendi! MËSUESIT, janë prindërit e dytë të fëmijëve! MËSUESIT, janë ata, që lotojnë për arritjet dhe dështimet e fëmijëve! Këta janë MËSUESIT! Mësoje, se të duhet! 



Nga Etleva Qorri, nëndrejtore në shkollën "Ali Demi", Tiranë 


© Portali ShkollorTë gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

8,083 Lexime
1 javë më parë