MËSUESI MODEL

Gjashtë gjëra që mësuesit duhet të dinë për veten e tyre.

Kur të hyni në klasën tuaj, ditët në vijim, duhat ta dini se jeni të shkëlqyeshëm, krijues, të kujdesshëm, elastikë dhe balancues. "Unë jam një mësues dhe duhet të jem një supermodel për nxënësit e mi".

Jeni të mrekullueshëm. Mësuesit në çdo kohë përdorin më shumë pjesë të trurit të tyre se shumica e njerëzve nga profesione të tjera. Ju mund të mësoni mësimin duke u mbështetur në një program që vazhdimisht ndryshon, menaxhon sjelljen e nxënësve dhe përshtatet me nevojat e secilit nxënës në të njëjtën kohë. Ju jeni artistë, studiues, shkrimtarë, magjistarë, psikologë, prindër, etj. 


Ju frymëzoni të tjerët. Gjatë ditëve sfiduese, ju duhet të përmbushni programin, menaxhoni një klasë me 30 vetë dhe të keni arritje profesionale.


Jeni kreativë. Shumë mësues e dinë se janë krijues, ndërsa të tjerë mendojnë se nuk kanë ide kreative në mendjen e tyre. Çdo mësues është krijues. A keni ndonjë plan për ndonjë mësim? A i mësoni stilet e ndryshme të të mësuarit? A i vini në zbatim te gjitha metodate  mësimdhënies?

 

Ju jeni zgjidhës konfliktesh. A keni probleme ndonjëherë në klasën tuaj? Si i zgjidhni kur lindin konflikte midis fëmijëve.


Jeni të barabartë. Kjo është një nga detyrat dhe arritjet më të mëdha të mësuesit, Të trajtojë të gjithë nxënësit në mënyrë të barabartë.


Ju jeni rezistentë. Rezistenca është një aftësi e mrekullueshme që ju lejon të arratiseni nga situata të vështira, t'i përgjigjemi çdo sfide dhe të ngrihemi pas rënies. Mësuesit janë ditë pas dite, natyrisht rezistentë sepse përndryshe do të shkonin në shtëpi, duke qarë... Mësuesit nuk heqin dorë kurrë. 


Pra, kur të hyni në klasën tuaj në ditët në vijim, duhat ta dini se jeni të shkëlqyeshëm, krijues, të kujdesshëm, elastikë dhe balancues. Dije se mund të përballosh çdo ditë sado e ngarkuar të jetë dhe mund të përballeni me çdo sfidë. Nëse ndonjëherë dyshoni për këtë, dilni përpara pasqyrës dhe bëni një bisedë me veten: "Unë jam një mësues dhe duhet të jem një supermodel për nxënësit e mi".



(P.Shtini; Portali Shkollor)

4,584 Lexime
4 vjet më parë