viti i ri shkollor 2018-2019

Gjimnazet, nisin regjistrimet

Është e rëndësishme që në gjimnaz të regjistrohen nxënësit që janë banorë të asaj zone apo njësie bashkiake. I vetmi dokument që nevojitet për t’u regjistruar është dëftesë e shkollës 9-vjeçare. Regjistrimet vijojnë deri më 7 shtator.

Të hënën (27 gusht) shkollat e mesme në të gjithë vendin nisin regjistrimin e nxënësve në vitin e parë. Nxënësit janë orientuar për shkollën publike se ku do ndjekin studimet. Është e rëndësishme që në gjimnaz të regjistrohen nxënësit që janë banorë të asaj zone apo njësie bashkiake. I vetmi dokument që nevojitet për t’u regjistruar është dëftesë e shkollës 9-vjeçare. Regjistrimet vijojnë deri më 7 shtator.


Shkollat e Mesme në të gjithë vendin po bëjnë përgatitjet e fundit para nisjes së vitit të ri shkollor, e pjesë e saj është edhe regjistrimi i nxënësve në vitin e parë.


Nxënësit drejtohen tek shkollat e mesme më të afërta me zonat ku ata janë banorë. Kërkesat për t’u regjistruar në gjimnazet më të mira rrisin numrin e nxënësve në klasë, por sipas ligjit, pranë çdo gjimnazi krijohet një komision për regjistrimin dhe pranimin e kandidatëve të rinj.


Çdo gjimaz ka një hartë të nxënësve të cilave shkolla 9-vjeçare kanë të drejtë të regjistrohen në këtë gjimnaz. Fluks regjistrimesh pritet të ketë në gjimnazet më të mira të vlerësuara sipas kartës së performancës nga DAR Tiranë: “Sami Frashëri”, “Ismail Qemali”, “Qemal Stafa”, “Petro Nini Luarasi”, “Andon Zako Çajupi”. 


(Portali Shkollor)

7,248 Lexime
5 vjet më parë