NDIHMA

Gjimnazi “Sami Frasheri” solidarizohet me të prekurit nga termeti

Nxënësit e shkollës së mesme “Sami Frasheri” kanë mundur të japin ndihmën e tyre aty ku vëmendja e të tjerëve nuk ka shkuar akoma. Ata vizituan nga afër banorët e Kurbinit duke u çuar veshje dhe ushqime.

Senati i nxënësve të shkollës së mesme “Sami Frashëri” janë solidarizuar me të prekurit nga tërmeti. Një grup nxënësish të këtij gjimnazi vizituan nga afër banorët e Kurbinit duke u çuar veshje dhe ushqime. Nisma e marrë prej tyre prej dy ditësh, mblodhi në mjediset e shkollës nxënës, prindër dhe banorë të komunitetit përreth duke arritur grumbullimin e ndihmave për shumë familje në nevojë. Nxënësit e kësaj nisme refuzuan të zgjidhnin organizatat apo strukturat e tjera të ngritura, por shkuan dhe prekën nga afër dhimbjen e këtyre banorëve.


Kordinatorja e aktiviteteve në gjimnazin “Sami Frashëri”, Alekxandra Janaq Kristo, i ka përgëzuar nxënësit e kësaj shkolle për nismën e ndërmarrë. “Mund të them se nxënësit tonë kanë jo vetëm potencial të lartë intelektual, por nga ana tjetër karakterizohen edhe nga vlera të mëdha humanitare. Për këtë sensibilizim të realizuar bashkë me prindërit ata treguan edhe një herë se kanë vlera shpirtërore për njerëzit që janë në nevojë”- është shprehur për Portalin Shkollor, Alekxandra Janaq Kristo. 

Kjo nismë u mbështet edhe nga shkolla të arsimit 9-vjeccar, si dhe nga gjimnazi “Partizani”. 

Së fundmi ata u bënë thirrje të gjithëve për bashkëpunim dhe mbështetje për ta kaluar të gjithë së bashku këtë situate të tëmerrshme.

Më poshtë mund të ndiqni një reportazh të pregatitur për këtë rast. 

(Portali Shkollor)

161 Lexime
4 ditë më parë