
Gjimnazistët publikojnë video kundër dhunës në shkolla
Bullizëm janë sjelljet e përsëritura, të dëmshme e agresive ndërmjet personave që ndryshojnë në nivelin e tyre të forcës dhe mund të jenë si fizike, ashtu edhe psikologjike
Disa nxënës u sollën shumë keq me shokun e tyre. Video u publikua menjëherë në rrjetet sociale. Policia identifikoi nxënësit e më pas u morën masa për këtë ngjarje të rëndë.
Pas këtij veprimi i menjëhershëm ka qenë reagimi i gjimnazistëve të cilët kanë dënuar aktin e dhunshëm nëpërmjet videove të publikuara në rrjetet sociale.
Bullizëm janë sjelljet e përsëritura, të dëmshme e agresive ndërmjet personave që ndryshojnë në nivelin e tyre të forcës dhe mund të jenë si fizike, ashtu edhe psikologjike. Ato përfshijnë goditjet, rrahjet, ngacmimet verbale, gjestet fyese, përjashtimin ose thjesht presionin për t’iu përshtatur atyre që dëshiron apo thotë bullisti.
Kërkimet më të shumta rreth bullizmit janë bërë në një kontekst shkollor, prandaj përkufizimi më i pranuar gjerësisht për bullizmin është dhënë nga studiuesi australian Ken Rigby (2002), sipas të cilit: “Bullizmi është një dëshirë për të dëmtuar tjetrin + një veprim që lëndon + një disbalancë në forcë midis personave + një përsëritje (në mënyrë tipike) + një përdorim i padrejtë i forcës + një kënaqësi e dukshme e agresorit si edhe një ndjenjë e përgjithshme e të qenit mbizotërues ndaj viktimës”.
Hapen aplikimet për provimin e licencës 2025, regjistrimet mbyllen më 14 prill
QSHA: Regjistrimet për licencën e mësuesisë deri më 7 prill, provimi do të zhvillohet në muajin maj, ja procedurat
Fondi i pyetjeve për provimin e licencës, për të gjitha profilet