Matura 2018

Gjuhë shqipe dhe letërsi, variant testimi për maturantët

Testi në total ka 25 pyetje: 13 pyetje me zgjedhje (alternativa) dhe 12 pyetje me zhvillim. Testi është i ndarë në dy pjesë: joletrare dhe letrare. Në të dy pjesët ka pyetje me zgjedhje dhe me zhvillim. Koha në dispozicion është 2 orë e 30 minuta.

VARIANTI A 

E premte, 11 maj 2018 

Ora 9:00

Lënda: Gjuhë shqipe dhe Letërsi (Gjimnazi “Jordan Misja”).

Udhëzime për nxënësin. Testi në total ka 25 pyetje: 13 pyetje me zgjedhje (alternativa) dhe 12 pyetje me zhvillim. Testi është i ndarë në dy pjesë: joletrare dhe letrare. Në të dy pjesët ka pyetje me zgjedhje dhe me zhvillim. Në pyetjet me zgjedhje rrethoni vetëm shkronjën përbri përgjigjes së saktë, ndërsa për pyetjet me zhvillim është dhënë hapësira e nevojshme për të shkruar përgjigjen. Koha për zhvillimin e pyetjeve të testit është 2 orë e 30 minuta. Pikët për secilën kërkesë janë dhënë përbri saj. 

Don Kishoti në mesin e shqiptarëve (Ali Aliu)


1. Kush është Don Kishoti?

- “Është një njeri që merr më qafë veten dhe të tjerët meiluzionet e veta fisnike dhe me besimin e tepruar në mirësinë e natyrës së njeriut” – thotë historiani i letërsisë spanjolle Xherald Brenani. 

Servantesi beson se, duke qene vetë një idealist dhe optimist i papërsëritshëm, “me anën e fuqisë dëshiroi dhe besoi se mund ta ndreqë botën”, e pëson dhe rrëzohet vetë. Servantesi beson se iluzioni i idealistit është njeri nga burimet më kryesore për përjetimet dhe peripecitë e hidhura dhe tragjike në jetën e njeriut. Autori, pikërisht këtë natyrë të vet, gjegjësisht këtë natyrë njerëzore, provoi ta përqeshë përmes Don Kishotit, po jo vetëm ta përqeshë. Dhe siç shihet nga projektimi i ngjarjeve dhe aventurave të Don Kishotit, sa më shumë që ndizej dhe zemërohej Servantesi me këtë natyrë, me këtë “ves” të qënies së vet, aq më dorëlëshuar është në dajakun, në fatkeqësitë që ia përplas Don Kishotit mbi shpinë; mbase dorëlirë dhe i pakursyer, në çaste i papërmbajtur është dhe në fyerjen e dinjitetit të tij.


2. Ç’ është marrëzia e Don Kishotit? – Ai gjakon ta ndreqë botën e shthurur, në radhë të parë me anën e forcës. Për këtë qëllim Don Kishotit i duket më e përshtatshme dhe më efikase aventura e kalorësisë mesjetare. Ky gjakim del si iluzion, si marrëzi e altruistit. Ndërkaq, Don Kishoti, me vetë aktin e daljes në aventurë, provon njëkohësisht ta çajë, të shpërthejë dhe të ikë, ta shpëtojë edhe vetëm si individ nga amullia dhe nga apatia e përditshmërisë. Don Kishoti kështu shpreh edhe etjen për të përjetuar ndodhi të çuditshme, të fuqishme, që, si i tillë pleks në vete edhe natyrën e kërshërisë njerëzore, natyrë që prek me progesin e përgjithshëm. Shekuj më vonë, romantikët do të provojnë të ikin dhe do të ikin, do të kërkojnë shpëtim nga përditshmëria në radhë të parë për të shpëtuar veten dhe jo botën. Ata do të jenë më të mençur dhe më dinakë nga Don Kishoti, për aq sa nuk do të provojnë ta ndryshojnë dhe ndreqin botën dhe ta shpëtojnë njeriun nga përditshmëria.


3. Don Kishoti jeton, beson, vepron në mbështetje të iluzionit. Edhe pse gjatë rrugës së tij, ai radhit përherë rënie dhe disfata dhe drama dhimbse, ai për asnjë çast nuk ligështohet, nuk e humb shpresën. Përkundrazi, ai sikur forcohet dhe, pas çdo disfate dhe drame, sikur del më kalitur, më i pamposhtur. Don Kishoti është i bindur në të vërtetën e vet drejt ndreqjes së botës, prandaj është i lumtur. Sikur Don Kishoti ta ndiente, të ishte i sigurtë për fundin e vete të mjerë, natyrisht që jo vetëm se nuk do të ishte nisur për ta ndrequr botën e pandreqshme, por, vetë idenë për një ndërmarrje, për një aventurë të tillë, i pari do ta kishte shpallur për marrëzi, ashtu siç ishte në realitet. Përmes fjalës së gjallë ëndrra e Don Kishotit, që synonte të çrrënjoste nga faqja e dheut prapësinë dhe ligësinë e botës, mund të duket e afërt, e kapshme dhe fare njerëzore. Don Kishoti përfundimisht e heq maskën e vetëmashtrimit duke u bindur se e humbi luftën dhe se kurrën e kurrës nuk fitoi gjë. Sa jetoi në krahët e ëndrrës së vet, pra, si i marrosur, ishte i bindur se bota është nën kthetrat e magjistarëve që, posa është në prag të lumturisë, ata çdo fitim njeriut ia shndërrojnë në humbje.


4. Cilat duhen mjekuar atëherë, marrëzitë e Don Kishotit apo prapësitë e botës? Don Kishotin që shkon ta ndreqë atë apo botën, që e përqesh këtë marrëzi? Bogdan Suhodolski lidhur me këtë çështje do të konstatojë: “ Disfatat komike të Don Kishotit megjithatë janë tragjedi njerëzore. Ne mund të qeshim me tentimin e marrë të kalorësit të arratisur, por bota njëmend ka nevojë për ta ndrequr. Vetëm se kush do ta bëjë këtë?


1. Ky tekst është: 1 pikë

a) tekst udhëzues;

b) tekst përshkrues;

c) tekst argumentues;

d) tekst shpjegues.


2. Qëllimi kryesor i këtij teksti është të: 1 pikë

a) të këshillojë;

b) të shpjegojë:

c) të sugjerojë;

d) të bindë.


3.  Në paragrafin e tretë lexuesi konstaton? 1pikë

a)  qëndrimin e autorit për të interpretuar marrëzinë;

b) qëndrimin e autorit për të dhënë natyrën e Don Kishotit;

c) qëndrimin e autorit ndaj iluzioneve të Don Kishotit;

d) qëndrimin e autorit ndaj padrejtësive të botës.


4. Si i shpjegon autori aventurat e Don Kishotit? 1pikë

a) si dëshirë e njeriut për të eksploruar botën;

b) si marrëzi e njeriut ëndërrimtar dhe idealist;

c) si shpëtim nga amullia dhe apatia e përditshmërisë;

d) si dëshirë dhe nevojë për të shpëtuar veten dhe botën.


5. Autori sugjeron se: 1 pikë

a) duhen mjekuar marrëzitë e Don Kishotit;

b) duhen mjekuar prapësitë e botës:

c) duhen mjekuar disfatat komike të Don Kishotit;

d) Duhen mjekuar prapësitë e botës, po kush do ta bëjë këtë.


6. Në fjalinë “...aq më dorëlëshuar është në dajakun...”, fjala dorëlëshuar është:        1 pikë

a) fjalë e parme

b) fjalë e prejardhur

c) fjalë e përngjitur

d) fjalë e përbërë


7. Pse themi se Don Kishoti është një karakter kompleks: shprehni një vlerësim pozitiv dhe një vlerësim negativ duke u mbështetur në leximin e pjesës.

a. karakteri kompleks_______________________________________________________1 pikë

b. vlerësim pozitiv_________________________________________________________ 1 pikë

c. vlerësim negativ_________________________________________________________1 pikë


8. Cilat janë ato veçori të karakterit të tij që e bëjnë tragjik dhe komik?

a. tragjizmi_________________________________________                                      1 pikë

b. komizmi___________________________________________            1 pikë


9.  Identifikoni dy arsye për shkak të cilave autori mendon se Don Kishoti është i lumtur?

a) arsyeja e parë_______________________________________________________ __1 pikë

b) arsyeja e dytë_________________________________________________________ 1 pikë


10. Interpretoni fjalinë: Don Kishoti jeton, beson, vepron në mbështetje të iluzionit. Çfarë të veçante fiton paragrafi në këtë kontekst? 2 pikë

___________________________________________________________

_____________________________________________________________


11.  Zbuloni në paragrafin e dytë raportin shkak-pasojë. Shkruani shkakun dhe pasojën, duke treguar me ç’mjet gjuhësor realizohet lidhja mes tyre.

a) shkaku: ______________________________________________________________ 1 pikë

b) pasoja._______________________________________________________________ 1 pikë

c) mjeti gjuhësor_________________________________________________________  1 pikë


12. Përgjatë tekstit autori ka përdorur fjali në thojza. Konkretizojeni me shembull dhe thoni cila është arsyeja e këtij përdorimi? 2 pikë

________________________________________________________________________

________________________________________________________________________


Pjesa e II

Molier -“Mizantropi” - Akti I, Skena I 

 

Filenti

Ju e menini tepër natyrën njerëzore.

Alcesti

Po, kam për të në shpirt urrejtjen më mizore.

Filenti

Po t’ë gjithë bijt’ e vdekjes, pa asnjë përjashtim,

Të gjithë janë objekt i të njëjtit përçmim?

A është për këtë shekull e hijshme kjo ndjenjë...

Alcesti

Po, është e përgjithshme, gjithë njerëzit i urrej;

Disa, pse janë të ligj, keqbërës sa më s’ka;

Të tjerët sepse kanë keqardhje për ata,

Se u mungon këtyre urretja e pashuar,

Q’ushqen një shpirt fisnik ndaj vesit të shëmtuar.

Ja, shoh sesi keqardhja shtohet gjer n’teprim

Për laron, me të cilin kam gjyqin në vazhdim,

Që, po t’ja heqësh maskën, del sheshit tradhtari,

Që njihet nga të gjithë se sa i vlen samari;

Dhe rrotullimi i syve dhe toni i but’ i tij

Gënjejnë veç ata që s’janë vendali.

E dinë, ky këmbëariu (kështu do emëruar), 

N’shoqëri, me punë të ndyra është ngritur, lartësuar;

Me dhelpëri të tilla lavdi e nder fiton,

Fshehtas kafshon të vlefshmin-t’virtytshmin turpëron.

Kudo që është, sido ta quajmë, e mbiemërojnë, 

Me paturpësinë që ka, fyerjet pak i kushtojnë.

Ta quani dredharak t’fëlliqur, të mallkuar, 

Bota e gjithë ta shajnë: s’ka për t’u turpëruar.

Ngërdheshje e tij hipokrite kudo ësht’ e mirëpritur;

E presin, e përcjellin me gaz, ësht’ i stërvitur.

Dhe, kur do të fitojë një post me dhelpëri, 

Bile edhe më të ndershmit ja hedh për mrekulli.

Djalli ta marrë, se, oh, zemra më pikon gjak,

Kur shoh se kundër vesit nuk ngrihemi aspak.

Dhe nganjëherë më vjen aq rënd’ e aq vështirë,

Sa t’i braktis të gjithë, të zhdukem n’shkretëtirë.

Filenti

Për këto zakone veten s’lipset ta shqetësojmë;

Natyrën njerëzore diçka ta mëshirojmë;

T’mos e shikojmë në prizëm të ngushtë, me rreptësi,

Po t’ia gjykojmë të metat disi me butësi.

Te njerëzit virtytin ta kërkojmë me masë,

Se urtësi e tepërt e bën njeriun të shkasë.

Një arsyetim me vend s’kalon në teprim,

Porse kërkon të jemi të urtë, me gjykim;

Dh’ ajo ngurtësi virtytesh e shekujve të shkuar

S’i shkon më kohës sonë-zakonet kanë ndryshuar,

Sepse çdo gjë sa vjen te njerëzit merr zhvillim;

Duhet të shkojmë krahas me kohën, pa ngurrim.

Dhe është marri që s’ka të dytë ta krahasosh,

Kurdo që të përzihesh, botën ta korrigjosh.

Dhe unë, si ti, shikoj njëqind gjëra, për besë!

Çdo ditë, që mund të merrnin shumë mirë një tjetër kthesë;

Dhe, ndonëse në çdo hap mund t’ndjej zemërim si ti,

Përkundrazi, përmbahem: s’tregohem kurrsesi;

Sillem me njerëzit shtruar, ashtu sikundër janë,

Duke ju nënshtruar të metave që kanë,

Si në oborr të Mbretit edhe kudo n’qytet:

Po si ç’je ti i vrullshëm, ashtu jam unë i qetë.

Alcesti

Të shoh t’më tradhtojë, t’më vrasë, të më zhvasë,

Për besë... djall’ o punë! Por jo s’dua të flas,

Se ky arsyetim është gjith’ absurditet.

...

Filenti

Po gjithë kët përpikni që vini re kudo me qa saktësi;

Kët rrugë të drejtë që ndiqni, prej nga nuk devijoni

E gjeni të përshtatshme dhe për atë që doni?

Habitem me vetveten se me sa ka të ngjarë, 

Në grindje duke qenë ju vetë mee botën mbarë

E ndonëse kjo botë ju duket e urryer.

prej saj e keni marrë ç’ka është për ju më e vyer.

e, mbi të gjitha më vështirë për t’u kuptuar është:

Ku keni ngecur dhe jeni skllavëruar!

Elianta e sinqertë ju shfaq gjith’ at afrim, 

Dhe Arsinoja e matur ju sheh plot admirim,

Po zemra juaj me ndjenjat e tyre s’ka avitje,

Ndërsa te Selimena gjen prehje e zbavitje;

Te kjo, që di t’përflasë dhe ësht’aq lozonjare,

Dhe i pëlqejnë shumë këto sjellje dhe tipare.

Po si mund të shpjegohet, ju që për vdekje i urreni

Gjithë këto forma, lehtas te kjo i kapërceni?

pse ju tërheq, pra s’janë të meta me t’vërtetë?

Mos vallë nuk i shikoni? Apo ja falni lehtë?

Alcesti 

Oh, jo, se dashuria që ndjej për kët’ vejushë

S’arrin t’m’i mbyllë sytë, të mos shoh ç’ka është për fushë;

Pavarësisht nga ndjenjat që mund t’më frymëzojë,

I pari unë ia shoh të metat dhe e qortoj.

Porse, megjithatë, sado që t’ia arrij,

Din të më bëjë për vete, e them këtë dobësi.

Më kot ia shoh të metat, më kot ia them pa drojë.

E, ndonëse zemërohem, unë prapë e dashuroj.

Tërheqje e saj zotëron, por zjarr’i dashurisë

Që kam do t’ia pastrojë veset e shoqërisë.

 

13. “Mizantropi” është:  1 pikë                                                                                   

a. Komedi e situatës

b. Komedi karakteri

c. Komedi e keqkuptimit

d. Komedi e veprimeve


14.  Në cilën prej alternativave të mëposhtme është përdorur metafora?  1 pikë

a. Kur sheh një dredharak, një djall, një të përlyer,

b. Po si ç’je ti i vrullshëm, ashtu jam unë i qetë.

c. Djalli ta marrë, se, oh, zemra më pikon gjak 

d. Porse kërkon të jemi të urtë, me gjykim;


15. Në vargun:  “Për besë... djall’ o punë! Por jo s’dua të flas,”  Alcesti ka përdorur ton? 1 pikë

a. ton të butë

b. ton të ashpër

c. ton të pikëlluar

d. ton konstatues.


16. Shkallëzimi në vargun: “Ta quani dredharak, t’fëlliqur, të mallkuar,” është: 1 pikë

a. duke filluar nga fjala më e fortë, drejt më të butës, 

b. duke numëruar vetëm fjalë të forta 

c. duke shkuar gradualisht nga fjala e butë drejt më të fortës.

d. duke numëruar vetëm fjalë të buta.


17. Në dialogun në fillim të aktit Filenti shfaqet: 1 pikë

a. euforik

b. i pasigurtë

c. nervoz

d. i qetë


18. Tema qëndrore e kësaj pjese është:  1 pikë

a. servilizmi 

b. hipokrizia

c. mizantropia

d. dashuria


19. Kur Alcesti thotë: Bota e gjithë ta shajnë: me fjalën Bota nënkuptoni: 1 pikë

a. mjedisin e sallonit të Selimenës

b. njerëzinë mbarë ku ndodhet

c. njerëzit e drejtë

d. Filentin.


20. Lexoni vargjet: 

Po kjo natyra juaj q’e merr punën ngadalë,

A ësht’ e mundur kurrë t’mos ndizet ng’asnjë fjalë!

E po sikur, të themi, një mik t’ju tradhtojë,

E, thjesht për t’ju grabitur, një lojë t’ju trillojë,

Apo dikush t’përpiqet të shpifë për ju njëqind

Të zeza të paqena, a s’do t’ju hipnin gjindt?

Përshkruani gjendjen e personazhit. Cila është fjala që mbart peshën e dramës. 2 pikë 

________________________________________________________________________________________________________________________________________________


21. Zbuloni dy detaje që tregojnë natyrën e përmbajtur të Filentit dhe shpjegoni se nga buron kjo?

a. detaji 1____________________________________________________________________1 pikë

b. detaji 2____________________________________________________________________1 pikë

c. Shpjegimi__________________________________________________________________2 pikë


22. Alcesti është figurë tragjikomike. Shpjegoje këtë pohim dhe ilustroje me detaje nga fragmenti.  Shpjegimi______________________________________________________________ 2 pikë

Detaji _________________________________________________________________1 pikë


23.   Shkruaj një cilësi të Filentit dhe një cilësi të Alcestit që krijojnë kundërvënie mes tyre. Si quhet kjo teknikë e të shkruarit dhe për ç’qëllim e përdor Molieri?  

a. cilësitë__________________________________________________________________2 pikë

b. teknika_______________________________________________________________     1 pikë

c. qëllimi_______________________________________________________________      1 pikë


24. Perifrazo grupin emëror: katarsis komik           

__________________________________________________________________________1 pikë


25.  Njeriu si qenie shoqërore dhe në marrëdhënie gjatë tërë jetës gjendet para zgjidhjeve dhe zgjedhjeve. Përballja e Alcestit dhe Filentit zbulon dy natyra të ndryshme njerëzore. Ju çfarë mendimi keni në lidhje me marrëdhëniet që njeriu duhet të ndërtojë përgjatë jetës. Argumentoni mendimin tuaj duke përdorur shembuj dhe arsye specifike për të mbështetur përgjigjen.              8 pikë

_______________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________



Shtjellimi i idesë (25a) Organizimi dhe struktura (25b) Stili dhe origjinaliteti (25c) Saktësia gjuhësore (sintaksa dhe drejtshkrimi) (25d) Totali
2 pikë 2 pikë 2 pikë 2 pikë 8 pikë
         


(Dr. Emira Ymeraj; Portali Shkollor)

14,321 Lexime
5 vjet më parë