MATURA SHTETËRORE 2019

Hapat që duhet të ndiqen për plotësimin e formularit A2

Nis plotësimi i formularit A2. Ja hapat që duhet të ndiqni.

Maturantë,


Sot ka nisur plotësimi i Formularit A2 me degët preferenciale për të aplikuar në universitet. Afati për aplikimin zgjat deri me 5 gusht.


- Logohuni në linkun e mëposhtëm me ID e maturës dhe nr. personal të kartës së identitetit (ai që fillon dhe mbaron me shkronjë).


- Përzgjidhni me kujdes universitetin dhe më pas degën sipas përllogaritjes së pikëve dhe mesatareve që kërkon si kriter secila degë që synoni.


- Mund të plotësoni deri në 10 preferenca.


- Pasi të keni plotësuar preferencat, klikoni mbi butonin “Konfirmo”.


- Në fund vendosni kodin e konfirmimit të pagesës së kryer të cilin e keni të shënuar në kopjen tuaj të faturës.


Në këtë moment aplikimi juaj ka përfunduar, çka do t’ju shfaqet dhe në ekran. Bashkë me përfundimin me sukses të aplikimit do t’ju shfaqet dhe butoni për printimin e aplikimit.

Sukese!



Logohuni ktu


(Portali Shkollor)

1,338 Lexime
4 vjet më parë