Lajmi nga DPAP

Hapen procedurat e rekrutimit të punonjësve të shërbimit psiko-social, numri i tyre në shkolla do dyfishohet

Kanë filluar procedurat për rekrutimin e punonjësve të shërbimit psiko-social në shkolla, ndërsa Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar ka thënë se numri i këtyre punonjësve do të dyfishohet me 291 vende shtesë, pikërisht këtë vit shkollor.

Kanë filluar tashmë procedurat e rekrutimit të punonjësve të shërbimit psiko-social. Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar, ka njoftuar se tashmë aplikimet janë hapur, kjo  pasi është parë si nevojë dyfishimi i numrit të punonjësve të këtij shërbimi, duke analizuar numrin e nxënësve në çdo shkollë.


Bazuar në urdhrin "Për ngritjen e Njësisë së Shërbimit Psiko-Social", Drejtoria e Arsimit Parauniversitar ka njoftuar gjithashtu se janë evidentuar 291 vende shtesë në këtë shërbim, numër ky i cili pothuajse e dyfishon numrin e punonjësve të këtij shërbimi.


Gjithashtu drejtoria  njofton të gjithë të interesuarit, se do të njoftohen në vijim në lidhje me fushat e njohurive për të cilat ata do të testohen, mbi dokumentacionin dhe procedurat përkatëse.


Dhe se së shpejti do të njoftojë rekrutimin sipas Institucioneve Arsimore të arsimit parauniversitar.



Përgatiti: Marina Kërçeli

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

3,050 Lexime
3 vjet më parë