Aktivitet

Hapet zyrtarisht “Festivalit i Ideve Rinore 2016”

Ministria e Arsimit dhe Sportit, në bashkëpunim me partnerët zhvillon në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar, Festivalin e Ideve Rinore 2016

“Festivali i Ideve Rinore 2016” është eventi kryesor vjetor i organizuar nga Ministria e Arsimit dhe Sporteve (MAS), në të cilin shpaloset dhe promovohet dija, imagjinata, kreativiteti dhe produktiviteti i të rinjve shqiptarë parauniversitar në formatë tilla, që të integrojnë aftësitë dhe kompetencat e fituara përmes edukimit formal, joformal e informal, me vlerat me të mira sociale, në shërbim të një zhvillimi të qëndrueshëm lokal në themel të të cilit janë të rinjtë, komuniteti dhe shkolla si qendër komunitare.

Ky është viti idytë që organizohet një event promovues i përmasave të tilla i ngjashëm me atë të një viti më  parë (‘Panairi i Ideve’ 2015) organizuar nga MAS dhe partnerët, duke krijuar tashmë një traditë në këtë drejtim, e cila është njëherazi kreative dhe novatore, pasi sjell risi e përfitime të reja, stimulonide dhe përfshin aktorë në nivele më të gjera dhe synon arritjen e objektivave që shkojnë përtej atyre të një viti më parë.

“Festivali i Ideve Rinore 2016” nga pikëpamja përmbajtësore dhe ekspozicionale e Festivalit është shumë dimensionaliteti i aktiviteteve të propozuara si risia e këtij viti.

1. Holli Kryesor (EXPO Hall): Në hall-in kryesor të Muzeut Historik Kombëtar do të organizohen 15 stenda promocionale për ditë, me paleta ku gjimnaze të vendit do të paraqesin praktikat dhe projekt-idetë më të mira të arritura gjatë vitit në kuadër të standardeve të “Shkollës Qender Komunitare”. Në dy ditë planifikohen të marrin pjesë me stenda promocionale 30 shkolla në total, të përzgjedhura përmes një konkursi kombëtar ku aplikuan 77 gjimnaze komunitare në rang vendi.

2. Salla e Bibliotekës: Në këtë sallë të Muzeut Historik Kombëtar janë planifikuar të zhvillohen takime dhe bisedime me personalitete të shquara (ambasadorë dhe studentë të vendeve të ndryshme tëBE-së).

3. Salla Konstandin Shpataraku: Në këtë sallë të Muzeut Historik Kombëtar janë parashikuar një sërë workshop-e e seminare nga partnerë dhe ekspertë të ndryshëm.

4. Salla e Pullave: Në këtë hapësirë të Muzeut Historik Kombëtar janë planifikuar aktivitete dhe evente me mësues, drejtorë, apo anëtarë  të komunitetit.

5. Oborri Atrium: Në këtë hapësirë të Muzeut Historik Kombëtar janë planifikuar një sërë aktivitetesh rekreative dhe shpalosja e tyre në hapësira të dedikuara për secilën tipologji aktivitetesh.

Sot, MAS zhvillon ceremoninë e hapjes zyrtare të Festivalit të Ideve Rinore 2016, në prani të Ministres së Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, përfaqësues të Ambasadës Italiane në Tiranë dhe personaliteve të tjera të fushës së biznesit, arsimit dhe shoqërisë civile në vend.

Ky panair ka për qëllim njohjen nga komuniteti, donatorët e huaj dhe vendas, mësuesit, prindërit, nxënësit, si edhe nga publiku i gjerë, me projekt-idetë e shkollave me qëllim nxitjen e përfshirjes së komunitetit, biznesit dhe aktorëve të tjerë në realizimin e këtyre projekteve, si një domosdoshmëri e mëtejshme për përmirësimin e shkollave në vend.

Rezultatet e pritshme të eventit lidhen drejtpërdrejtë me ndarjen e praktikave dhe modeleve me të mira në zbatim të komponentëve e standardeve të Shkollës si Qendër Komunitare, sipas dokumentave strategjikë të MAS-it për reformën dhe zhvillimin e arsimit parauniversitar; lidhja e bashkëpunimeve mes shkollave me qëllim krijimin e rrjetit dhe Ekosistemit të shkollave si qendra komunitare; promovim të modeleve më të mira të shkollës qendër komunitare, me qëllim konsolidimin dhe përhapjen e praktikave me të mira; ndarja e përvojave dhe perspektivave me vendet e rajonit dhe të BE-së, me qëllim lidhjen e bashkëpunimeve të ardhshme në nivel projektesh ndërkombëtare për të realizuar qëllime të përbashkëta.

2,217 Lexime
7 vjet më parë