
Hapja e degës së Universitetit Teknik të Stambollit, Manastirliu nënshkruan protokollin me Presidentin e Këshillit të Arsimit të Lartë të Turqisë
Ky protokoll shënon një hap të rëndësishëm në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Turqisë. Universiteti Teknik i Stambollit është një nga universitetet më të mira teknike në Evropë në fushën e inxhinierisë, teknologjisë dhe shkencave natyrore dhe që ofron një gamë të gjerë programesh akademike.
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu dhe Presidenti i Kryesisë së Këshillit të Arsimit të Lartë të Republikës së Turqisë, Prof. Dr. Erol Özvar, nënshkruan “Protokollin ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë dhe Kryesisë së Këshillit të Arsimit të Lartë të Republikës së Turqisë për hapjen e degës dhe programeve nga Universiteti Teknik i Stambollit në Shqipëri.”
Protokolli i përbashkët u nënshkrua në kuadër të vizitës së Presidentit të Republikës të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan në vendin tonë.
Ky protokoll shënon një hap të rëndësishëm në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Turqisë në fushën e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor.
Ky bashkëpunim do të vijojë më tej me nënshkrimin e marrëveshjes, e cila do të përcaktojë funksionimin e degës së këtij universiteti në Shqipëri.
Universiteti Teknik i Stambollit është një nga universitetet më të mira teknike në Evropë në fushën e inxhinierisë, teknologjisë dhe shkencave natyrore dhe që ofron një gamë të gjerë programesh akademike.
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Etika nën presion/ Gazetarja Marieta Mërkuri: Si e deformon mesatarja arsimin dhe çfarë duhet ndryshuar?
Drejtoresha Anila Çota rrëfen rrugëtimin e shkollës “Qamil Guranjaku” si fituese e vendit të dytë në Konkursin e Gjuhës Shqipe
Si të bëhesh oficer sigurie në shkolla? Eksperti i arsimit, Fiqiri Çifliku: Ja procedurat, kriteret dhe ndryshimet në VKM nr. 600