Konkursi

Hidhet shorti për projektin “Guidë 2”

Projekti “Guidë 2” është një bashkëpunim i Drejtorisë Arsimore Rajonale Tiranë dhe Cirkut Kombëtarë. Nëpërmjet këtij projekti nxënësit mësojnë dhe argëtohen.

Në datën 19 shtator 2016, ora 10:00 në arenën e Cirkut Kombëtar hidhet shorti për projektin “Guidë 2”, bashkëpunim i Drejtorisë Arsimore Rajonale Tiranë me Cirkun Kombëtar.

Në këtë projekt artistiko mësimor 22 shkolla të mesme publike të kryeqytetit do të ballafaqojnë aftësitë e tyre në: muzikë, koreografi, cirk, aktrim, sfilatë për miss dhe mister guida si dhe njohuritë rreth historisë dhe gjeografisë së shteteve ballkanike.

Hedhja e shortit është konceptuar nga organizatorët si një shfaqje artistike me kohëzgjatje rreth 30 minuta. Pas shortit do të mund të kuptojmë se cilat shkolla do të përballen me njëra-tjetrën.

Ju kujtojmë që vitin e kaluar në këtë konkurs triumfoi shkolla “28 Nëntori”. Për ditë me radhë nxënësit e të gjitha shkollave të kryeqytetit shpalosën njohuritë e tyre në disa fusha.

(Portali Shkollor)

1,573 Lexime
7 vjet më parë