MËSUES TË RINJ

I dashur mësues i vitit të parë!

Ju keni dëgjuar histori të orëve të gjata, fundjavave joekzistente, menaxhimit të klasës, menaxhimit të prindërve, politikave arsimore që ndryshojnë vazhdimisht, paga të vogla dhe sidoqoftë ju e zgjidhni këtë profesion.

Duhet ta doni këtë profesion, pavarësisht vështirësive

Ju keni dëgjuar histori të orëve të gjata, fundjavave joekzistente, menaxhimit të klasës, menaxhimit të prindërve, politikave arsimore që ndryshojnë vazhdimisht, paga të vogla dhe sidoqoftë ju e zgjidhni këtë profesion. 


Ju sillni ide të freskëta

Padyshim mësueist e rinj sjellin mënyra, ide interesante sesi gjërat duhen bërë. Disa prej këtyre ideve mund të jenë gjeniale, disa të tjera infrastruktura e shkollës mund të mos i mundësojë, megjithatë nxënësit kanë nevojë për mësues të rinj. Kjo duhet t’ju motivojë.


Energjia dhe entuziami juaj është i admirueshëm

Mësuesit e rinj, përpos energjisë dhe dashurisë ndaj punës që tregojnë, sepse nuk i kanë konsumuar energjitë, janë optimistë. Mos lejoni që qëllimet dashakeqe të kolegëve tuaj t’ju ndërpresin rrugëtimin. Fillimi nuk është i lehtë, do ketë raste edhe kur do t'ju shohin shtrembër, por mos u smbrapsni.


Shpeshherë do përsërisni fjalën “Sa e vështirë!”

Ka patur mësues që muajin e parë të eksperiencës së tyre në këtë profesion e kanë përjetuar shumë keq. Mund t’u keni thënë familjarëve “Nuk e ushtroj më këtë profesion, nuk jam e aftë për ta bërë etj, etj”… Por janë pikërisht këto momente që ju bëjnë më të fortë, derisa të kuptoni që po bëni gjënë e duhur dhe mbi të gjitha nxënësit ju duan.



(P.Shtini; Portali Shkollor)

1,936 Lexime
4 vjet më parë