Ja çfarë përmban teza e provimit të mësuesve

Ministria e Arsimit dhe Sportit ka gati tezën e provimit, që do t’i nënshtrohen 15 mijë mësues në 13 qarqe

Ministria e Arsimit dhe Sportit ka gati tezën e provimit, që do t’i nënshtrohen 15 mijë mësues në 13 qarqe.

Ekspertët e zhvillimit të arsimit kanë hartuar tashmë tezën me 30 pyetje, që do të zhvillohet ditën e shtunë më 23 janar në orën 11:00 dhe 12:00. Sa i përket strukturës së tezës, të gjitha pyetjet do të jenë me alternativa, ndërsa dy pjesët e para të testit, planifikimi dhe mësimdhënia do të kenë peshën më të madhe të pyetjeve.

Kështu, rreth 30% të testit (9 pyetje), do e zënë pyetjet në lidhje me planifikim e një ore mësimi ku përfshihen, situata e të nxënit etj. Po të njëjtën peshë do të ketë edhe procesi i mësimdhënies, ku përfshihen metodologjia etj. Dy pjesët e fundit të testit që kanë në total 12 pyetje, kanë lidhje me etikën e komunikimit të mësuesit me nxënësit si dhe aspekte të tjera të zhvillimit profesional të tyre.

(BW)

1,914 Lexime
8 vjet më parë