Shkolla verore

Jalë, MMSR organizon shkollën verore për 300 të rinj

Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë zhvilloi në Jalë shkollën verore, për të rinjtë që kanë mbaruar studimet dhe kryejnë praktikën në administratën publike qendrore dhe vendore.

300 të rinj që po zhvillojnë praktikën pranë administratës shqiptare në Shqipëri e Kosovë, në një eksperiencë krejt të veçantë. Për 5 ditë kurse trajnimi, informimi e këshillimi për çështjet që përbëjnë interesin dhe kuriozitetin rinor. Me lektorë të spikatur të shoqërisë civile e administratës publike do të diskutuan e debatuan së bashku që nga mirëmbajtja e mjedisit, vullnetarizmi, punësimi, shëndeti, aktivitete artistike, kulturore e sportive. Gjithçka në dobi të një rinie më të aktivizuar. Me të rinj shqiptarë nga brenda vendit, nga Kosova e diaspora përforcimin të rrjeteve rinore. 

Praktika tre mujore e të rinjve pranë administratës është një formulë që të rinjtë të shohin nga afër si funksionon administrata publike, cilat janë mundësitë për karrierë në të, cilat janë rrugët për të ndjekur. 

Ministri Klosi u bashkua me të rinjtë në Jalë dhe u bë pjesë e të gjitha aktiviteteve ditore, që nga diskutimet, aktivitet sportive e shumë të tjera. Gjatë bisedimit më të rinjtë Klosi i ftoi ata të jenë më aktiv në shoqëri, të organizohen vullnetarisht për të pastruar mjedisin, të bëhen pjesë e aktiviteteve kulturore dhe sportive.

“Të rinj shqiptarë të informuar, të angazhuar, të organizuar dhe në kontakt e komunikim me njëri - tjetrin, pavarësisht ku jetojnë!” Ky ishte synimi i Ministrisë së Mirëqënies Sociale dhe Rinisë.

1,481 Lexime
7 vjet më parë