Jo vetëm Mjekësia dhe Ekonomiku! Politekniku bojkoton mësimin! Studentët marshojnë drejt ish-Bllokut

Studentët e Universitetit Politeknik të Tiranës i janë bashkuar protestës, duke bojkotuar mësimin dhe marshuar drejt ish-Bllokut. Pas Mjekësisë, Ekonomikut dhe Drejtësisë, reagimi i të rinjve po zgjerohet, ndërsa protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë.

Protestës së studentëve kundër qeverisë i janë bashkuar edhe studentët e Universitetit Politeknik të Tiranës, të cilët kanë bojkotuar mësimin.


Pas Mjekësisë, Ekonomikut dhe Drejtësisë, edhe studentët e Politeknikut kanë lënë auditorët për t’iu bashkuar lëvizjes së të rinjve, e cila vijon pas protestës së gjatë të një dite më parë, të shoqëruar me përplasje me policinë.


Ndërkohë, studentët kanë nisur marshimin drejt zonës së ish-Bllokut, duke vijuar protestën dhe duke shprehur kundërshtimin ndaj qeverisë.


Bojkoti në disa fakultete dhe përfshirja e gjimnazistëve tregojnë zgjerimin e reagimit të të rinjve, të cilët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë.



© Portali Shkollor - Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

136 Lexime
13 orë më parë