Kalendari i testimeve për "Mësues për Shqipërinë"
Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ka publikuar kalendarin me datat kur do të zhvillohen testimet e kandidatëve që kanë aplikuar për vendet vakante në arsim, përmes portalin “Mësues për Shqipërinë”.

Provimet do të zhvillohen fillimisht për lëndën e “Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë” mes datave 6-13 mars. Më pas do të testohen kandidatët për arsimin fillor 15-20 mars, ndjekur nga kandidatët për arsimin parashkollor 21-27 mars.
Sipas të dhënave të publikuara nga ministrja Lindita Nikolla, aplikimet këtë vit arritën në 6 mijë kandidatë, 46% e të cilëve aplikonin për herë të parë.
Vitin e kaluar, morën pjesë në testim 4045 kandidatë, ndërsa këtë vit provimi do të zhvillohet në mënyrë digjitale, për të eliminuar mundësinë për korrupsion.
(Portali Shkollor)
Etika nën presion/ Gazetarja Marieta Mërkuri: Si e deformon mesatarja arsimin dhe çfarë duhet ndryshuar?
SBASH pas seancës në Kushtetuese: Jemi pranë një vendimi të rëndësishëm për mësuesit
Drejtoresha Anila Çota rrëfen rrugëtimin e shkollës “Qamil Guranjaku” si fituese e vendit të dytë në Konkursin e Gjuhës Shqipe