VENDIMI

Këshilli i Ministrave miraton shtesën prej 800 kandidatësh në kryerjen e praktikave profesionale

Numri total i praktikantëve që do të kryejnë praktikën profesionale me kontratë të përkohshme në sistemin arsimor parauniversitar do të jetë 2,300 mësues aspirantë për një vit shkollor me qëllim dhënien e provimit të shtetit.

Pas përpjekjeve të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR) për të gjetur hapësirën e nevojshme buxhetore, vjen lajmi se Këshilli i Ministrave ka marrë sot vendimin për të shtuar me 800 kandidatë të tjerë numrin e praktikantëve për profesionin e rregulluar të mësuesit!

Falë këtij vendimi, numri total i praktikantëve që do të kryejnë praktikën profesionale me kontratë të përkohshme në sistemin arsimor parauniversitar do të jetë 2,300 mësues aspirantë për një vit shkollor me qëllim dhënien e provimit të shtetit. 


 “Kjo shtesë prej 800 kandidatësh, e cila vjen si rezultat i angazhimit real në kuadër të ‘Paktit për Universitetin’, synon përmirësimin e drejtpërdrejtë të kushteve e mundësive të barabarta për kryerjen e praktikës profesionale pranë institucioneve arsimore parauniversitare. Gjatë zhvillimit të praktikës, punëdhënësi do t’i paguajë praktikantit sigurimet shoqërore dhe ata shëndetësore. Ky vendim do të ndikojë jo vetëm në rritjen e mundësive për punësim, por edhe në kualifikimin dhe arsimimin e profesionistëve, bazuar mbi standardet evropiane të sigurimit të cilësisë”, thuhet në njoftimin për media të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë.  


Sa i takon nisjes së praktikave nga mësuesit aspirantë, ato tashmë kanë filluar në të gjitha institucionet e arsimit parauniversitar në të gjithë vendin. Për 800 kandidatët shtesë të miratuar, nga MASR na është bërë me dije se do të ndiqen të njëjtat kritere përzgjedhje



(Portali Shkollor) 

1,959 Lexime
4 vjet më parë