Vlerësimi

Këta janë 40 ish-maturantët e diplomuar dy vitet e fundit, vlerësuar me “Medaljen e Artë”

Janë vlerësuar me Medalje Ari 40 ish-maturantë, të cilët kanë përfunduar arsimin e mesëm të lartë me rezultate të shkëlqyera në vitet shkollore 2018-2019 dhe 2019-2020. Më poshtë ndodhet edhe lista e ekselentëve.

Janë vlerësuar me "Medalje Ari" 40 ish-maturantë, të cilët kanë përfunduar arsimin e mesëm të lartë me rezultate të shkëlqyera në vitet shkollore 2018-2019 dhe 2019-2020

Ministrja e Arsimit Sportit dhe Rinisë Znj. Evis Kushi gjatë fjalës së saj u shpreh se këta nxënës kanë arritur këtë sukses falë punës dhe vullnetit të tyre. 


“Gjatë këtyre viteve të fundit, ju keni pasur mësues më të kualifikuar, keni mësuar me tekste të Oxford dhe Cambridge, me programe dhe kurrikula të bazuara në kompetenca, duke u bërë më të aftë të studioni edhe në universitetet më të mira e prestigjioze të botës. Dhe pikërisht kjo është arsyeja që 10 maturantë ekselentë sot nuk i kemi këtu të pranishëm, por ata na bëjnë krenare njësoj si ju, sepse studiojnë jashtë vendit dhe vazhdojnë të shkëlqejnë me rezultatet e tyre” – shprehet ministrja.

Më tej ajo ka nënvizuar se gjatë këtyre viteve është realizuar një reformë rrënjësore që nxit rritjen e cilësisë dhe siguron autonominë e universiteteve, ndërkohë që universitetet janë të akredituara ndërkombëtarisht në bashkëpunim me Agjencinë Britanike të Sigurimit të Cilësisë. Ajo thekson se tashmë zbatohet një sistem i ri pranimesh në universitet, vetëm në baze të meritës dhe në kushtet e një transparence të plotë.


“Ju përfaqësoni modele frymëzimi për të gjithë nxënësit, të rinjtë e të rejat qe na ndjekin. Për tu treguar të gjithëve se puna dhe sakrifica vlerësohet dhe shpërblehet” – tha ministrja. 


Ajo u shpreh se të rinjtë duhet të ketë guxim dhe besim për të ardhmen, dhe se ata mësojnë nga gabimet e të kaluarës dhe zbulojnë si të bëjnë punët më mirë. 


“Mos u trembni dhe mos u ndalni asnjëherë në rrugën e ëndrrës dhe ambicies suaj. Përqafoni vlerat më të mira të shoqërisë. Mos kërkoni rrugën më të shpejtë  e më të lehtë për të zgjidhur problemet, por rrugën më të drejtë, duke u udhëhequr nga ndershmëria, puna, këmbëngulja, respekti për të tjerët, bujaria e solidariteti”, – ka dhënë mesazhin e saj ministrja Kushi.


Kjo është lista me emrat e 40 ish-maturantëve të cilët janë vlerësuar sot me "Medalje Ari". 



Tabela me të dhënat e nxënësve të shkëlqyer në vite 

Nr. Emri Mbiemri ZVA Institucioni Arsimor
1 Laura Kadëna Berat Shkolla jopublik "Drita e dijes"
2 Kejsi Gega Elbasan Sh. M. P "Luigj Gurakuqi"
3 Egis Shega Korçë-Pustec Kolegji "Preka"
4 Klea Kaçani Korçë-Pustec Kolegji "Preka"
5 Melisa Mano Korçë-Pustec Kolegji "Preka"
6 Llazar Shkurti Pogradec Gjimnazi. "Muharrem Çollaku"
7 Ardenis Kapllani Skrapar Poliçan Gjimnazi "Ramiz Aranitasi"
8 Andja Kola Durrës Gjimnazi "Gjergj Kastrioti"
9 Gabrielo Kalemasi Durrës Gjimnazi jopublik "Rilindja"
10 Breana Shehetila Tiranë Kolegji "Turgut Ozal"
11 Drini Hoxha Tiranë Kolegji "Turgut Ozal"
12 Keivi Marku Tiranë Kolegji "Turgut Ozal"
13 Mired Kazazi Tiranë Kolegji "Turgut Ozal"
14 Kejsi Limaj Tiranë Shkolla jopublike "Tirana Jonë"
15 Deni Mastori Tiranë Gjimnazi "Sami Frasheri"
16 Deni Shkëmbi Tiranë Gjimnazi "Petro Nini Luarasi"
17 Olti Shehu Tiranë Kolegji "Mehmet Akif, djem"
18 Lajza Seferasi Tiranë Kolegji "Mehmet Akif, vajza"
19 Orion Merhori Kavajë Gjimnazi "Aleksandër Moisiu"
20 Ledja Sterio Kavajë Gjimnazi "Aleksandër Moisiu"
21 Arjon Kuçuku Fier Shkolla jopublike "Dertliu"
22 Nora Osmënaj Fier Shkolla jopublike "Dertliu"
23 Joner Nikolla Sarandë-Konispol Gjimnazi "Hasan Tahsin"
24 Ergi Nushi Lushnje Gjimnazi "18 Tetori"
25 Alesia Alushi Lushnje Gjimnazi "18 Tetori"
26 Desara Xhumari Lushnje Gjimnazi "18 Tetori"
27 Ersuina Gjini Lushnje Gjimnazi "18 Tetori"
28 Alkida Marku Lushnje Shkolla jopublik "N.P. Nebi Sefa"
29 Kesjana Doko Vlorë-Himarë Gjimnazi "Ali Demi"
30 Deborah Alikaj Vlorë-Himarë Gjimnazi "Ali Demi"
31 Dea Sulçaj Vlorë-Himarë Gjimnazi "Ali Demi"
32 Kenida Beqaj Vlorë-Himarë Gjimnazi "Ali Demi"
33 Kiara Dautaj Vlorë-Himarë Gjimnazi "Ali Demi"
34 Enea Osmëni Vlorë-Himarë Shkolla jopublike "Nr. 1"
35 Joana Ngresi Vlorë-Himarë Shkolla jopublike "Aulona"
36 Geri Gjylbegu Vlorë-Himarë Shkolla jopublike "Aulona"
37 Erisa Hoxha Fier Shkolla jopublike "Dertliu"
38 Sibel Luizi Shkodër Gjimnazi "Hasan Riza Pasha"
39 Sonja Ndokaj Lezhë Gjimnazi jopublik “Rogacionistët”
40 Igli Mlloja Shkodër Gjimnazi "Hasan Riza Pasha"

 


©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

6,361 Lexime
2 vjet më parë