AKTIVITET

Klasat e XI-ta të gjimnazit "Havzi Nela" realizojnë panairin më të veçantë me detyrat e biologjisë

Ky është një aktivitet i veçantë që kanë realizuar nxënësit e klasave të 11-ta të gjimnazit "Havzi Nela" në Kukës. Ata në formën e një panairi kanë pasqyruar disa nga punët e tyre të portofolit në lëndën e biologjisë.

Më poshtë do të njiheni me panairin më të veçantë i cili është realizuar nga nxënësit e klasave të 11-ta të gjimnazit "Havzi Nela" në Kukës


Në këtë aktivitet, të realizuar brenda klasave, ata kanë pasqyruar disa nga punët e tyre të portofolit në lëndën e biologjisë


Për më tepër ju mund të njiheni me planin e realizimit të tij më në detaje si dhe me projektin konkret të të dyja këtyre klasave me temë “Sistemi i frymëkëmbimit”, të cilët i gjeni bashkangjitur në formatin PDF. Ky aktivitet u organizua në bashkëpunimin me Drejtuesit e Shëndetit, Drejtuesit e Rrjetit, Departamentin lëndor. 

Plan aktiviteti

Fusha: Shkenca e Natyrës

Lënda: Biologji

Shkalla: E pestë (V)

Klasat: XIA1 + B1 + C1


Titulli i aktivitetit: Panair i punimeve të nxënësve realizuar përmes detyrave të portofolit


Kompetencat kyçe:

  • Modelon ndërtimin dhe zgjidhjen e një problemi të dhënë për një temë të caktuar nga një fushë mësimore.
  • Përdor mjete digjitale për të përpunuar, krijuar, realizuar dhe demonstruar tema mësimore.
  • Bënë zgjidhje të bazuara në informacione dhe në përvoja të drejta për të mbrojtur shëndetin dhe mirëqenien nga rreziqet e ndryshme në jetën e përditshme.


Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës sipas temës:


N2  →  Mbledh mjete të ndryshme ose të riciklueshme për punimet e maketeve, vizatimeve.

N3  →  Përdorë këto mjete për të ndërtuar pjesë ose sisteme të trupit të njeriut.

N4  →  Modelon ndërtimin e sistemeve të trupit të njeriut.


Burimet dhe mjetet:

Videoprojektorë, mjete te riciklueshme, kartona, panela.


Metoda: Ekspozitë ( Konkurs mes klasash ).


Zhvillimi i aktivitetit

Hapi i parë: Prezantimi i punës përmes videoprojektorit

Hapi i dytë: Secila klase prezanton punimet

Hapi i tretë: Vlerësimi 


Vlerësimi në grup

Vlerësimi individual


Për këto detyra do të jepen certifikata vlerësimi si më poshtë: 

  • Çmimi inkurajues
  • Punimi më i mirë
  • Performaca
  • Punimi më i mirë në grup

Mësuesja: Elida Kerxhaliu

Projekti i klasës së XI-A

Projekti i klasës së XI-B

Në fund të prezantimeve nxënësit morën dhe çmimet inkurajuese për punimet më të mira.

(Portali Shkollor) 

4,149 Lexime
4 vjet më parë