Kolegji i Evropës në Tiranë hap dyert në javën e fundit të gushtit për të pritur studentët e përzgjedhur
Kolegji i Evropës është gati të hapë dyert në Tiranë, duke pritur 31 studentët e parë të përzgjedhur nga Shqipëria,Rajoni dhe Evropa për të ndjekur ciklin e studimeve master.Gjatë inspektimit së bashku me Rektoren Mogherini në godinën “Liria”, Manastirliu tha se po hapet një kapitull i ri për arsimin e lartë.
Kolegji i Evropës është gati të hapë dyert për herë të parë në Tiranë, duke pritur 31 studentët e parë të përzgjedhur për të ndjekur ciklin e studimeve master. Gjithçka është gati për të pritur studentët nga Shqipëria, Rajoni dhe Evropa, që nga java e fundit e gushtit.
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, së bashku me Rektoren e Kolegjit të Evropës, Federica Mogherini, vizituan shtëpinë e parë të Kolegjit të Evropës në Godinën "Liria".
Gjatë kësaj vizite, Ministrja Manastirliu vizitoi mjediset moderne të kolegjit dhe u takua me stafin administrativ, të cilët kanë filluar punën për të siguruar një vit të suksesshëm akademik për studentët nga vendi, rajoni dhe Evropa në këtë vit të parë të Kolegjit të Evropës në Tiranë.
“Jemi krenarë që arritëm të realizojmë në një kohë kaq të shpejtë projektin ambicioz të Kolegjit të Evropës në Tiranë, që i hap rrugën një oferte të re akademike drejt Shqipërisë Europiane 2030,” theksoi Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.
Ndërkohë, në vijim po punohet për projektin e ri të ndërtimit të Kolegjit të Evropës, i cili pritet të nisë zbatimin brenda vitit 2024. Ky projekt do të ofrojë më shumë kapacitete didaktike, ambiente moderne dhe hapësira multifunksionale, duke garantuar kështu një mjedis ideal për studentët dhe profesionistët e rinj.
Kolegji i Evropës një nga institucionet më të vjetra dhe më të respektuara në Evropë i krijuar me qëllimin për të promovuar bashkëpunimin dhe integrimin evropian, ka luajtur rol kyç në ndërtimin e Bashkimit Evropian.
Hapja e kampusit të parë në Tiranë jo vetëm që shënon një partneritet strategjik mes Shqipërisë dhe institucioneve evropiane, por gjithashtu hap mundësi të mëdha për studentët dhe akademikët nga Ballkani Perëndimor, Bashkimi Evropian, dhe më gjerë. Programet e studimit që ofron Kolegji i Evropës këtu në Tiranë janë me të njëjtat standarde si ato në Kolegjin e Brugge, duke siguruar një cilësi të lartë të mësimit dhe një mjedis të pasur multikulturor dhe ndërkombëtar për studentët.
©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Kalendari dhe listat e kandidatëve për Portalin "Mësues për Shqipërinë" 2024
Shkolla qendër komunitare, plani vjetor i shkollës
Hapat që duhen ndjekur për në universitet