Koncert festiv në TKOB me rastin e 7 Marsit
"...Unë e di se çdo të thotë të punosh me pasion e përkushtim, shpesh herë i paragjykuar dhe i pavlerësuar ashtu siç duhet, por ju mos u zmbrapsni se keni një emër të madh, ju jeni mësues”
Ministria e Arsimit dhe Sportit organizoi një koncert festiv në “Teatrin Kombëtar të Operës të Baletit”, ku ishin të ftuar rreth 800 mësues të dalluar nga i gjithë vendi të cilët u vlerësuan me çmime mirënjohjeje për kontributin e tyre në arsim.
Në fjalën e saj përshëndetëse, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla falënderoi gjithë mësuesit e pranishëm, por jo vetëm, për gjithçka që ata bëjnë për të mundësuar histori suksesi për fëmijët dhe të rinjtë.
“Sot, është një ditë e veçantë për secilin prej jush, për mua po ashtu si mësuese, sigurisht e ‘veshur’ dhe me përgjegjësinë për të bërë ato çfarë ne jemi angazhuar, për të bërë të munduar që asnjëri mësues i vendit të mos zhgënjehet. Unë e di se çdo të thotë të punosh me pasion e përkushtim, shpesh herë i paragjykuar dhe i pavlerësuar ashtu siç duhet, por ju mos u zmbrapsni se keni një emër të madh, ju jeni mësues”, tha Nikolla.
Koncerti festiv në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit përmbylli një sër aktivitetesh që u organizuan me rastin e festës së 7 Marsit.
Kalendari dhe listat e kandidatëve për Portalin "Mësues për Shqipërinë" 2024
Lista e kandidatëve të renditur sipas pikëve në Portalin “Mësues për Shqipërinë” 2024
Hartimi i projektit kurrikular