KONKURS

Konkurs për vitin shkollor 2019/2020

Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë "Naim Frashëri“ të Kantonit të St. Gallenit shpall konkurs për mësimdhënës-e në disa pika shkollore. Kandidatët duhet të plotësojnë këto kushte:

KONKURS për vitin shkollor 2019/2020

(Të drejtë konkurimi kanë vetëm kandidatët me leje pune në Zvicër)

Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë "Naim Frashëri“ të Kantonit të St. Gallenit shpall konkurs për mësimdhënës-e në pikat shkollore: Rorschach, Degersheim, Uzwill, Flawil, Oberriet, Buchs, Sevelen, Bad Ragaz, Sargans, Schmerikon dhe Uznach.


Kandidatët duhet të plotësojnë këto kushte:

–  të posedojnë lejen e qëndrimit vjetor në Zvicër,
–  të kenë njohuri elementare në gjuhën gjermane
–  të posedojnë kualifikim përkatës arsimor, universitar ose SHLP (drejtimet: klasor, gjuhë e letërsi shqipe, gjermane, frënge, angleze, histori-gjeografi, pedagogji).


Kërkesa, jetëshkrimi dhe dokumentacioni i duhur në kopje (diploma, vërtetimet e përvojës së punës, lejeqëndrimi për të huajt në Zvicër, çertifikatat për kurset e ndjekura) të dërgohen në këtë adresë:


LAPSH "Naim Frashëri“ – St.Gallen: Mehmetali Sherifi, Unterstüdlistr. 14, 9470 Buchs, ose të gjitha dokumentet e skanuara në word ose pdf në adresën elektronike: sherifi­_289@hotmail.com dhe vaxhid_sejdiu@hotmail.com


Konkursi mbetet i hapur 14 ditë pas publikimit në të përditshmet shqiptare në Zvicër


Sot në pjesën më të madhe të kantoneve fillon viti shkollor 2019-2020. Me këtë rast Ambasada e RSH në Bernë u uron të gjithë nxënësve të komunitetit shqiptar në Zvicër suksese dhe impenjim maksimal në arritje. Një urim i veçantë shkon për gjithë mesimdhënësit e gjuhës shqipe, për angazhimin dhe impenjimin e tyre pa rezerva për mësimin e gjuhës e kulturës shqipe. Misioni i tyre është vijim i projektit të rilindasve të kombit tonë të cilët në themel të tij kishin forcimin e identitetit kombëtar nëpërmjet arsimit, artit e kulturës për një Komb modern e të përparuar. Dija dhe arsimimi jane ingredienti kryesor për të rritur një brez të ri të mirëintegruar dhe antipodi me efikas përballë çdo fenomeni negativ.


Me këtë rast Ambasada e RSH në Bernë ndan dhe një lajm të gezuar sidomos për nxenësit, mësuesit dhe shoqatat e prindërve të kantonit të Zyrihut- që nga muaji korrik 2019 Ambasada e RSH në Bernë është njohur si sponsor zyrtar i mësimit të gjuhës shqipe nga autoritetet arsimore të këtij kantoni. Sëbashku me organizatat e ndryshme që veprojnë e punojne në këtë kanton dhe sigurisht në bashkepunim të ngushtë me LAPSH, Ambasada është në dispozicion dhe e gatshme të asistojë me të gjitha mjetet e mundësitë proçesin e mësimdhenies së gjuhës shqipe.


(Portali Shkollor)

2,449 Lexime
1 muaj më parë