
Koronavirusi, institucionet arsimore mbyllen deri në 3 Prill
Institucionet arsimore në Shqipëri do të qëndojnë mbyllur deri më 3 prill për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi. Njoftimin zyrtar e ka bërë Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu përmes një urdhri të sapo publikuar.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka firmosur urdhrin, me të cilin vendoset që institucionet arsimore në Shqipëri do të qëndojnë mbyllur deri më 3 prill për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi.
Në njoftimin zyrtar të Ministrisë së Shëndetësisë bëhet me dije se ky vendim është marrë pas rekomandimit të Komitetit të Ekspertëve dhe në vijim të përforicimit të masave për parandalimin e përhapjes se COVID-19.

“Kemi vendosur mbylljen e institucioneve arsimore duke filluar nga kopshtet por edhe të çerdheve publike dhe jo publike deri në 3 Prill”, u shpreh Manastirliu.
(Portali Shkollor)
Drejtoresha Anila Çota rrëfen rrugëtimin e shkollës “Qamil Guranjaku” si fituese e vendit të dytë në Konkursin e Gjuhës Shqipe
Si të bëhesh oficer sigurie në shkolla? Eksperti i arsimit, Fiqiri Çifliku: Ja procedurat, kriteret dhe ndryshimet në VKM nr. 600
Hapen aplikimet për provimin e licencës 2025, regjistrimet mbyllen më 14 prill