UNIVERSITETI

Kriteret e pranimit në ciklin e parë të studimeve bachelor për vitin akademik 2019-2020

Universiteti i Tiranës publikon kriteret e pranimit në ciklin e parë të studimeve, bachelor, për vitin akademik 2019-2020. Secili fakultet parashtron kriteret e tij...

KRITERET E PRANIMIT NË CIKLIN E PARË TË STUDIMEVE BACHELOR 

VITI AKADEMIK 2019-2020


Kriteret e miratuara nga Universiteti i Tiranës për pranimet në ciklin e parë të studimeve dhe një program të integruar të ciklit të dytë në fushën e drejtësisë, për vitin akademik 2019-2020, janë si më poshtë:


I. Fakulteti i Drejtësisë

1.1. Nota mesatare e përgjithshme e të gjithë viteve të shkollës së mesme  40% të vlerësimit

1.2 Nota mesatare e të gjithë provimeve të maturës shtetërore  20% të vlerësimit

1.3 Lëndët formuese:

a. Gjuhë Shqipe (të gjitha vlerësimet përfshirë dhe notën e provimit MSH) 10%

b. Gjuhë e huaj, e parë (të gjitha vlerësimet përfshirë dhe notën e provimit MSH) 10%

c. Letërsi (të gjitha vlerësimet përfshirë dhe notën e provimit MSH) 5%

d. Qytetari (të gjitha vlerësimet përfshirë dhe notën e MSH nëse e ka dhënë) 5%

e. Histori (të gjitha vlerësimet përfshirë dhe notën e MSH nëse e ka dhënë) 5%

f. Ekonomi (të gjitha vlerësimet përfshirë dhe notën e MSH nëse e ka dhënë) 5%

 Koeficienti i shkollës së mesme

• Të gjitha shkollat e mesme gjimnaze (përjashtuar gjimnazin me kohë të shkurtuar) e kanë koeficientin 1.2

• Të gjitha shkollat e mesme me karakter profesional e kanë koeficientin 1.0



II. Fakulteti i Ekonomisë

2.1 Nota mesatare e shkollës së mesme për të gjitha vitet, përfshirë dhe provimet e maturës shtetërore (mesatare e thjeshtë), përbën   50% të vlerësimit

2.2 Nota mesate e gruplëndëve (për të gjithë vitet gjatë të cilave shtrihen lëndët, përfshirë notat e maturës shtetërore, përbëjnë   50% të vlerësimit:

a. Matematikë 15%

b. Ekonomi 15%

c. Fizikë 10%

d. Gjuhë e Huaj 10%



III Fakulteti i Shkencave të Natyrës

 3.1 Programi i studimit Biologji

 a. Nota mesatare e shkollës së mesme për të gjitha vitet, përfshirë dhe provimet e maturës shtetërore (mesatare e thjeshtë), përbën 70% të vlerësimit

 b. Nota e Biologjisë 12 (kurrikul me zgjedhje, viti III) 20%

 c. Nota e Kimisë 12 (kurrikul me zgjedhje, viti III) 10%

 

 3.2 Programi i studimit Bioteknologji

 a. Nota mesatare e shkollës së mesme për të gjitha vitet, përfshirë dhe provimet e maturës shtetërore (mesatare e thjeshtë), përbën   70% të vlerësimit

 b. Nota e Biologjisë 12 (kurrikul me zgjedhje, viti III)   20%

 c. Nota e Kimisë 12 (kurrikul me zgjedhje, viti III)   10%


 3.3 Programet e studimit Kimi, Kimi Industriale dhe Mjedisore, Kimi dhe Teknologji Ushqimore

 a. Nota mesatare e shkollës së mesme për të gjitha vitet, përfshirë dhe provimet e

maturës shtetërore (mesatare e thjeshtë), përbën 50% të vlerësimit

 b. Nota mesatare e Kimisë (kurrikul bërthamë viti I+II)   10%

 c. Nota mesatare e Biologjisë (kurrikul bërthamë viti I+II)   10%

 d. Nota mesatare e Fizikës (kurrikul bërthamë viti I+II)   10%

 e. Nota e Kimisë 12 (kurrikul me zgjedhje, viti III)   10%

 f. Nota e Fizikës 12 (kurrikul me zgjedhje, viti III)   10%


 3.4 Programi i studimit Matematikë

 a. Nota mesatare e shkollës së mesme për të gjitha vitet, përfshirë dhe provimet e

maturës shtetërore (mesatare e thjeshtë), përbën 50% të vlerësimit

 b. Nota mesatare e Matematikës (kurrikul bërthamë viti I+II+III) 30%

 c. Nota e Matematikës 12 (kurrikul me zgjedhje, viti III) 20%


 3.5. Programi i studimit Fizikë

 a. Nota mesatare e shkollës së mesme për të gjitha vitet, përfshirë dhe provimet e maturës shtetërore (mesatare e thjeshtë), përbën 50% të vlerësimit

 b. Nota mesatare e Fizikës (kurrikul bërthamë viti I+II)  10%

 c . Nota mesatare e Matematikës (kurrikul bërthamë viti I+II)   10%

 d. Nota mesatare e Kimisë (kurrikul bërthamë viti I+II)  10%

 e. Nota e Fizikës 12 (kurrikul me zgjedhje, viti III)  10%

 f. Nota e Matematikës 12 (kurrikul me zgjedhje, viti III)  10%


 3.6 Programi i studimit Informatikë

 a. Nota mesatare e shkollës së mesme për të gjitha vitet, përfshirë dhe provimet e maturës shtetërore (mesatare e thjeshtë), përbën 50% të vlerësimit

 b. Nota mesatare e Matematikës (kurrikul bërthamë viti I+II+III)  15 %

 c. Nota mesatare e Fizikës (kurrikul bërthamë viti I+II)  5%

 d. Nota mesatare e TIK (kurrikul bërthamë viti I+II)  10%

 e. Nota e Matematikës 12 (kurrikul me zgjedhje, viti III)  20%

 

3.7 Programi i studimit Inxhinieri Matematike dhe Informatike

 a. Nota mesatare e shkollës së mesme për të gjitha vitet, përfshirë dhe provimet e maturës shtetërore (mesatare e thjeshtë), përbën 50% të vlerësimit

 b. Nota mesatare e Matematikës (kurrikul bërthamë viti I+II+III)  30%

 c. Nota e provimit të Matematikës në Maturë Shetërore  10%

 d. Nota e Matematikës 12 (kurrikul me zgjedhje viti III)  10% 


 3.8 Programi i studimit Teknologji Informacioni dhe Komunikimi

 a. Nota mesatare e shkollës së mesme për të gjitha vitet, përfshirë dhe provimet e maturës shtetërore (mesatare e thjeshtë), përbën 50% të vlerësimit

 b. Nota mesatare e Matematikës (kurrikul bërthamë viti I+II+III)  15%

 c. Nota mesatare e Fizikës (kurrikul bërthamë viti I+II)  5%

 d. Nota mesatare e TIK (kurrikula bërthamë viti I+II)  10%

 e. Nota e Matematikës 12 (kurrikul me zgjedhje viti III)  20%



IV Fakulteti i Shkencave Sociale

A. Koeficienti i shkollave

A1. Shkollat e kategorive gjimnaz, gjimnaz dygjuhësh shqip-italisht, shqipgjermanisht dhe shqip-frëngjisht kanë koeficientin 1.4

A2. Shkollat e kategorive pedagogjike, gjimnaz gjuhësor, shërbimet sociale dhe shëndetësore, si dhe shkolla administrim biznes kanë koeficientin 1.2

A.3 Gjithë shkollat e tjera të kategorive profesionale kanë koeficientin 1

 B. Kriteret e pranimit

 4.1 Nota mesatare aritmetike e shkollës së mesme  40%

 4.2 Nota mesatare aritmetike e provimeve të detyruara dhe me zgjedhje të MSH  30%

 - Për maturatët që japin provim me zgjedhje lëndët Qytetari, Psikologji ose FilozofiSociologji aplikohet koeficienti 1.2

 - Për maturanët që nuk japin një nga këto lëndë në provimet me zgjedhje aplikohet

koeficienti 1.

 4.3 Nota mesatare aritmetike e gruplëndëve formuese në shkencat sociale përbën 30%

 a. Qytetari dhe Filozofi (kurrikul bërthamë klasa 10 e 11)

 b. Psikologji dhe Sociologji (kurrikul me zgjedhje, klasa 12)

 - për maturantët që kanë zgjedhur në klasën e 12 si lëndë me zgjedhje

Psikologji ose Sociologji, ose të dyja, aplikohet koeficienti 1.2

 - maturantëve që nuk kanë zgjedhur në klasën e 12 si lëndë me zgjedhje Psikologji ose Sociologji, ju llogaritet thjesht mesatarja e lëndëve të zhvilluara nga fusha e shkencave sociale (kurrikul bërthamë, Qytetari dhe Filozofi, klasa 10 e 11)



V. Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë

 5.1 Nota mesatare aritmetike (e thjeshtë) e tre viteve të shkollës mesme  80 %

 5.2 Nota mesatare aritmetike (e thjeshtë) e provimeve të Maturës Shtetërore  20%



VI. Fakulteti i Gjuhëve të Huaja

 6.1 Nota mesatare aritmetike (e thjeshtë) e tre viteve të shkollës së mesme, përfshirë dhe notat e Maturës Shtetërore 100%, për programet e studimit:

 Gjuhë frënge

 Gjuhë italiane

 Gjuhë gjermane

 Gjuhë spanjolle

 Gjuhë Turke

 Gjuhë Greke

 Gjuhë ruse

 6.2 Për programin e studimit Gjuhë angleze:

 6.2.a. Zotërimi i gjuhës angleze në nivelin B2, në përputhje me kurrikulën bërthamë, gjuhë e huaj e parë, Shkalla VI, Klasa XII, bazuar në vlerësimet përkatëse me notë në vitin XII

 6.2.b. Nota mesatare aritmetike (e thjeshtë) e tre viteve të shkollës së mesme, përfshirë dhe notat e Maturës Shtetërore 60%,

 6.2.c. Konkursi i pranimit për testimin e njohurive gjuhësore 40%



 VII. Filiali Sarandë

 7.1 Kriteret e pranimit për dy programet e studimit të Filialit Sarandë do të jenë të njejta me

kriteret që do të kenë fakultetet bazë

 7.2 Fakulteti i Ekonomisë, programi i studimit Administrim Biznes

 7.3 Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, programi i studimit Gjuhë Angleze



(UNIVERSITETI I TIRANËS)

1,434 Lexime
2 javë më parë