Kumbaro: Tekste falas dhe të reja çdo vit për gjithë arsimin fillor
Klasat 1-5 me tekste falas çdo vit. Nga mbledhja e qeverisë u njoftua se edhe nxënësit e klasave të katërta dhe të pesta do të përfitojnë libra të rinj falas, duke e shtrirë skemën në gjithë arsimin fillor. Rreth 9 mijë nxënës dhe familjet e tyre lehtësohen nga kostot e teksteve shkollore.
Nga mbledhja e sotme e qeverisë, ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro njoftoi miratimin e propozimit të Ministrisë së Arsimit për shpërndarjen e teksteve falas dhe të reja për klasat e katërta dhe të pesta, duke e shtrirë në gjithë arsimin fillor këtë praktikë.
“Me vendimin e sotëm miratuam financimin nga buxheti i shtetit për klasat e katërta dhe të pesta të arsimit fillor, të teksteve të reja falas. I kishim falas për klasat e para, të dyta dhe të treta, ndërsa me vendimin e sotëm shtuam me vendimin e sotëm dhe me financim të Ministrisë së Arsimit rreth 43 milionë lekë të reja, tekstet falas çdo vit për klasat e katërta dhe të pesta, falas. Bëhet fjalë për rreth 9 mijë nxënës dhe kur flasim për anën financiare, edhe për familjet e tyre që do të përfitojnë tekstet falas, duke mos i pasur barrë në buxhetin e tyre dhe as nuk do t’i marrin të përdorura”, tha Kumbaro.
Gjithashtu, gjatë daljes së saj, ministrja tha se do të veprohet me të njëjtën logjikë çdo tre vite, edhe për klasat e gjashta e të nënta, pasi duke qenë fëmijë më të rritur, mund t’i mirëmbajnë tekstet për një periudhë më të gjatë. Ndërsa për arsimin fillor, tekstet do të jenë çdo vit falas dhe të reja.
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Etika nën presion/ Gazetarja Marieta Mërkuri: Si e deformon mesatarja arsimin dhe çfarë duhet ndryshuar?
Drejtoresha Anila Çota rrëfen rrugëtimin e shkollës “Qamil Guranjaku” si fituese e vendit të dytë në Konkursin e Gjuhës Shqipe
Si të bëhesh oficer sigurie në shkolla? Eksperti i arsimit, Fiqiri Çifliku: Ja procedurat, kriteret dhe ndryshimet në VKM nr. 600