MATURA SHTETËRORE

Librat në versionin PDF për përgatitjen e maturantëve

MARS ka njoftuar maturantët se ku duhet të orientohen për te mësuar për provimet e Maturës Shtetërore. Ne ju sjellim materialet në formatin PDF mbi librat me të cilët duhet të punoni në kushtet e shtëpisë.

Gjatë periudhës së ndërprerjes së procesit mësimor maturantët duhet të punojnë me librat e Maturës Shtetërore, që janë përmbledhje e testeve dhe skemave të vlerësimit për gjuhën e huaj, matematikën dhe lëndët me zgjedhje për vitet 2011-2019. Këta libra ju vijnë në ndihmë për t’u familjarizuar me natyrën e testeve dhe të pyetjeve që përdoren në këto teste.


Librat me të cilët duhet të punoni në kushtet e shtëpisë


Matura Shtetërore, Gjuha Shqipe dhe Letërsia:

Klikoni këtu


Matura Shtetërore 2019, teste dhe skema vlerësimi, gjuhët e huaja, matematika dhe lëndë me zgjedhje:


Klikoni këtu


Libri “Matura Shtetërore Gjuha Shqipe dhe Letërsia” është një përmbledhje e testeve të Maturës Shtetërore për Gjuhën Shqipe dhe Letërsinë për vitet 2011-2019. Përmes këtij botimi, QSHA synon t’iu vijë në ndihmë maturantëve dhe mësuesve për t’u familjarizuar me natyrën e testeve dhe të pyetjeve që përdoren në testin e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë të Maturës Shtetërore. Në material do të paraqiten edhe disa orientime mbi natyrën e testeve. Libri “Matura Shtetërore 2019, teste dhe skema vlerësimi, gjuhët e huaja, matematika dhe lëndë me zgjedhje (për gjimnazin)” përmban testet e provimeve të Maturës Shtetërore 2019, për gjuhën e huaj, matematikën, dhe lëndët me zgjedhje, të shoqëruara bashkë me skemat e vlerësimit. Në material do të paraqiten edhe disa orientime mbi natyrën e testeve. Gjatë periudhës së ndërprerjes së procesit mësimor, sugjerohet që maturantët të punojnë me materialet e mësipërme, për t’u orientuar mbi natyrën e testeve.



(Portali Shkollor) 

14,012 Lexime
4 vjet më parë