Profil

Libri digjital, mësuese Enriketa: Jam mrekulluar!

“Jam mrekulluar dhe çdo koment do të kishte mangësi në përshkrimin e asaj që përjetova në prezantimin e librit digjital”

“Jam mrekulluar dhe çdo koment do të kishte mangësi në përshkrimin e asaj qëpërjetova në prezantimin e librit digjital”, kështu shprehet mësuese Enriketa Zeqo pas përfundimit të trajnimit në ambientet e Albas.

Mësuesja e historisë dhe gjeografisë në shkollën “Thimi Tani” ka udhëtuar nga Berati për të ndjekur nga afër prezantimin e librit digjital, mënyrën se si funksionon ai, si dhe një orë model e përgatitur duke përdorur librin digjital.

Menjëherë pas trajnimit mësuese Enriketa ka filluar të punojë me tekstet digjitale në klasë dhe thotë se: “Teknologjia e sjellë nëpërmjet librit digjital është një hap shumë pozitiv. Unë vetë kam filluar ta aplikoj dhe po shijoj frytet e kësaj eksperience.”

Mësuese Enriketa ka filluar punë me datë 02.09.1981 dhe e ka pritur me shumë gëzim emërimin. “Kam fluturuar kur kam marrë emërimin, ndonëse bëja 3 orë rrugë në këmbë. Por, pas ardhjes së demokracisë, puna ka qenë më stresuese për dy arsye: politizimi i arsimit dhe mungesa e profesionalizmit.”

Vitet kanë kaluar, e bashkë me vitet nëpër duart e saj kanë kaluar shumë breza nxënësish, por ajo vijon të japë mësim me shumë pasion dhe dëshirë si në ditën e saj të parë të punës. Madje, mësuesia për të nuk është profesion. “Profesionin e quaj mision. Ky profesion edhe për shkak të viteve më ka bërë një person publik.”

Koha,tek mësuese Enriketa, ka ndryshuar thellësinë e mendimit si dhe rritjen profesionale.

Ajo bën pjesë tek ata mësues që nuk lodhen asnjëherë, nuk tremben nga risitë, por i përvetësojnë ato dhe kërkojnë çdo ditë e më shumë, fillimisht nga vetja e më pas nga nxënësit e saj.

2,475 Lexime
7 vjet më parë