Matura Shtetërore

Libri i Transparencës

Maturantët/kandidatët kanë afat deri në 19 gusht për të plotësuar Formularin e Korrigjimeve të Pasaktësive bashkëngjitur në Librin e Transparencës.

Të gjithë matuarntët që kaluan provimet e Maturës Shtetërore, tashmë do t’i gjejnë të publikuara në Librin e Transparencës të gjashtë elementet e vlerësimit.

Sipas ekspertëve të Agjencisë Kombëtare të Provimeve, në këto elemente vlerësimi përfshihen notat e pesë provimeve të maturës, si edhe nota mesatare e viteve të shkollës së mesme.

Në Librin e Transparencës janë pasqyruar rreth 27.672 maturantë, të cilët janë bërë pjesë e garës në universitet, pasi në Libër gjendet edhe lista me 10 preferencat që kanë përzgjedhur kandidatët.

Sipas AKP-së, në këtë libër nuk përfshihen maturantët që janë vlerësuar me notë pakaluese, qoftë edhe në një provim të vetëm.

Nëse kandidatët vërejnë ndonjë mangësi në këto të dhëna, a takanë mundësi që, me anë të Formularit të Korrigjimit të Pasaktësive, të bëjnë korrigjimin e këtyre elementeve. Afati i fundit që ata kanë për të bërë plotësimin e këtij formulari është deri ditën e premte, datë 19 gusht.

Sipas Udhëzimit të AKP-së, për çdo ndryshim do të kërkohet dokumentim zyrtar nga Drejtoritë e Shkollave dhe Drejtoritë Arsimore në rrethe.

“Formulari i Korrigjimit të Pasaktësive është formuluar për të evidentuar pasaktësitë që mund të shfaqen në Librin e Transparencës për maturantë të ndryshëm. Pas plotësimit të tij nga maturanti përkatës dhe konfirmimit zyrtar me firmë dhe me vulë nga drejtoritë e shkollave dhe DAR/ZA-ve, që gjithashtu firmosin dhe vulosin këtë formular. Këto të fundit, i përcjellin brenda ditë së premte, datë 19/08/2016, ora 14:00, dhe ndërkohë duhet t’i përcjellin edhe zyrtarisht në format letër. Hedhja e korrigjimeve në bazën e të dhënave në sistem bëhet nga specialistët e AKP-së”, sqarojnë burimete AKP-së.

3,032 Lexime
7 vjet më parë