Sezoni VII

Licenca e Psikologut 2026 - Aplikimet fillojnë më 15 prill

Kandidatët për provimin e shtetit në profesionin e Psikologut - Sezoni VII - mund të aplikojnë online në e-Albania (15-20 Prill 2026). Ngarkoni diplomën, vërtetimin e praktikës dhe pagesën. Provimi zhvillohet në QSHA, Tiranë.

Kandidatët për pjesëmarrje në provimin e shtetit në profesionin e rregulluar të Psikologut mund të aplikojnë online në periudhën 15 - 20 Prill 2026 përmes shërbimit “Aplikim për provim shteti” në platformën e-Albania. Shtetasit e huaj duhet të zgjedhin opsionin “shtetas i huaj” dhe të plotësojnë të gjitha fushat e kërkuara.


Gjatë aplikimit, kandidatët duhet të ngarkojnë:

  • Diplomën/diplomat e studimeve;
  • Vërtetimin për njohjen e diplomës (nëse studimet janë kryer jashtë shtetit);
  • Dëshminë e përfundimit të praktikës profesionale.


Pagesa duhet ngarkuar në sistem brenda 72 orëve nga njoftimi i pranimit nga Urdhri Profesional i Psikologut. Kandidatët do të njoftohen për çdo fazë të aplikimit përmes e-mail-it dhe portalit e-Albania.


Provimi zhvillohet në Qendrën e Shërbimeve Arsimore, Bulevardi “Zhan D’Ark” Nr. 23, Tiranë, ku kandidatët duhet të jenë 30 minuta para orarit të publikuar me dokument identifikimi.


Për më shumë informacion mbi procedurat dhe dokumentacionin, lexoni dokumentin e mëposhtëm zyrtar 


© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

93 Lexime
9 orë më parë