PROVIMI

Licencohet për herë të parë “Mësuesi Ndihmës”, në kuadër të profilit “Arsim Special”

Nga 30 kandidatë të shpallur në faqen zyrtare të QSHA, ditën e djeshme iu nënshtruan testimit si mësues ndihmës 24 kandidatë. Nga këta, 20 kandidatë (ose 83% e pjesëmarrësve) rezultuan të suksesshëm në provim.

Ditën e djeshme, pranë Qendrës së Shërbimeve Arsimore (QSHA), është zhvilluar provimi i shtetit për profesionin e rregulluar të mësuesit, në profilin “Arsim Special”, procedurat dhe vijimësia e të cilit përfunduan me sukses.


"Nga ana e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR) janë ngritur prej muajsh komisionet përkatëse dhe grupet e punës për të punuar mbi programin orientues të provimit të shtetit dhe fondin e pyetjeve që do të shërbejë për të vlerësuar kandidatët e ardhshëm në këtë profil"- thuhet në njoftimin që ka shpërndarë MASR për mediat.


Drejtoritë Rajonale Arsimore Parauniversitare kanë nxjerrë njoftimet për aplikime të studentëve që i përmbushin kriteret e formimit universitar dhe kanë dorëzuar listat e kandidatëve potencialë pranë QSHA dhe MASR. Nga 30 kandidatë të shpallur në faqen zyrtare të QSHA, ditën e djeshme iu nënshtruan testimit përkatës 24 kandidatë. Nga këta, 20 kandidatë (ose 83% e pjesëmarrësve) rezultuan të suksesshëm në provim. 


"Në vijim, profili “Arsimit Special” do të jetë pjesë e inkorporuar në tërësinë e profileve që ka mësuesia duke u përfshirë në sezonet e ardhshme të provimit të shtetit në profesionin e rregulluar të mësuesit"- thuhet në njoftimin që ka shpërndarë MASR për mediat.



(Prortali Shkollor) 

3,371 Lexime
4 vjet më parë