Aktualitet

MAS mbyll kopshtin privat në Fier ku humbi jetën fëmija 3 vjeç

Ministria e Arsimit ka mbyllur kopshtin privat ‘Flatrat e dijes’ në Fier, ku në 7 janar të këtij viti humbi jetën një fëmijë 3-vjeçar. Grupi i punës i ngritur nga MAS zbuloi se kopshti në fjalë ka bërë shkelje të shumta ligjore sa i takon standardeve që duhet të ketë një institucion parashkollor.

Afro një muaj pas mbytjes së një fëmije 3-vjeçar në kopshtin “Flatrat e Dijes” në Fier, Ministria e Arsimit dhe Sportit vendosi mbylljen e veprimtarisë së këtij kopshti privat dhe revokimin e licencës nga QKB. 


Në një njoftim për mediet, MAS informoi se nisur nga rasti tragjik i Fierit, kërkoi nga Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar (DPAP) ngritjen e një grupi pune për inspektimin e institucionit arsimor parashkollor, kopshti “Flatrat e Dijes”.


MAS theksoi se, “sipas relacionit të grupit të punës janë gjetur disa shkelje”.

Sipas relacionit të grupit të punës janë gjetur këto shkelje:

1- Nuk ka drejtues Didaktik.

2- Ka regjistruar fëmijë të moshës nën 3 vjeç, në kundërshtim me ligjin.

3- Personeli mësimdhënës nuk plotëson kriteret e parashikuara në ligjin 69/2012 neni 57.

4- Nuk plotëson standardet infrastrukturore.

5- Ka regjistruar dhe pranuar fëmijë mbi numrin e lejuar.

6- Nuk ka përmbushur detyrimet në lidhje me dokumentacionin e nevojshëm, duke përfshirë edhe kontratat me prindërit. 


Nisur nga këto shkelje, MAS mori vendimin për mbylljen e veprimtarisë së këtij kopshti dhe revokimin e licencës nga QKB.


Më poshtë është vendimi konkret që MAS ka marrë për rastin në fjalë. 

Kaltra Tafani

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

1,791 Lexime
2 vjet më parë