MAS: Provimi i licencimit të mësuesve dhe aplikimi në portal do të bëhen brenda një dite
MAS është deklaruar se aplikantët që do të rezultojnë të suksesshëm në provimin e licencës në maj do t’i nënshtrohen provimit të portalit në të njëjtën ditë. Ky provim do të zhvillohet për 30 minuta me 20 pyetje që kanë 70 pikë, pra është një provim që teston vetëm pjesën didaktike jo atë shkencore.
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu nga Qendra e Shërbimeve Arsimore deklaroi se janë lehtësuar procedurat për aplikantët për licencimin dhe aplikimin në portal për t’u punësuar si mësues në sistemin parauniversitar.
Sipas MAS, janë rreth 3500 aplikime për 24 profile të ndryshme të mësuesisë dhe këtë shtuar janë shtuar edhe dy profile të reja që janë arti skenik dhe koreografia. Të dy testet si për provimin e licencës edhe rekrutuar si mësues në sistemin arsimor nga portali “Mësues për Shqipërinë” do të kryhen brenda një dite në fillim të muajit maj.
Në njoftimin e MAS, theksohet se aplikantët që do të rezultojnë të suksesshëm në provimin e licencës do t’i nënshtrohen provimit të portalit “Mësues për Shqipërinë” në të njëjtën ditë.
Ky provim do të zhvillohet për 30 minuta me 20 pyetje që kanë 70 pikë, pra është një provim që teston vetëm pjesën didaktike, pedagogjike, pjesën e metodologjisë dhe drejtshkrimit. Aplikantët nuk testohet më për pjesën e shkencore, për të cilën janë testuar në provimin e licencës.
Ndërkohë ende nuk ka dalë udhëzimi për ndryshimet që ka njoftuar MAS, i cili pritet të jetë ai nr.12, për procedurat e pjesëmarrjes në portalin “Mësues për Shqipërinë”.
Sipas Ministres së Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu këto lehtësira janë një hap i rëndësishëm drejt lehtësimit të procedurave për punësimin e mësuesve dhe përmirësimit të sistemit arsimor në Shqipëri.
“Sot në Qendrën e Shërbimeve Arsimore jemi për një lajm, i cili do të bëjë të mundur lehtësimin e procedurave për mijëra mësues, të cilët do t’i nënshtrohet së shpejti provimit të licensimit për mësues, ku ne kemi vendosur edhe pas konsultimeve me grupet e interesit por edhe pas vlerësimit të gjitha hallkave të procedurave, të lehtësojmë procedurën e realizimit të testimit sa i përket provimit të portalit “Mësues për Shqipërinë”, duke bërë të mundur që edhe realizimi i provimit të licensës edhe realizimi i testimit për t’u rekrutuar si mësues në sistemin arsimor të mundet të bëhen brenda një dite. Është e rëndësishme për t’u theksuar, dhe besoj se të gjithë kandidatët për mësues e kanë mirëpritur këtë hap të ri të lehtësirës së procedurave, sepse shkurton kohën e pritjes sa i përket punësimit si mësues me përafërsisht 6 muaj, pasi nga kryerja e testimit të digjitalizuar i licensës, tek testimi i digjitalizuar për mësues, pritej rreth 6 muaj për t’u përfshirë në listën e pritjes në kuadër të protalit “Mësues për Shqipërinë”, tha Manastirliu.
Gjithashtu Ministrja e Arsimit dhe Sportit tha se një tjetër proces ka nisur tashmë që është realizimit të ushtrimit të PISA 2025.
“Aspekti i dytë që unë doja të përmendja sot është realizimi i ushtrimit të “Pisa 2025” që tani ka filluar në të gjithë vendin. Janë 2500 nxënës nga një kampion prej rreth 5000 nxënës nga i gjithë vendi ku po kryhet ushtrimi parapërgatitor për Pisa 2025. Janë marrë masat për trajnimet e mësuesve dhe lehtësirave përsa i përket logjistikës sepse është një test i digjitalizuar. Për herë të parë bëhet kjo provë ushtrimore për të përgatitur, qoftë mësuesit për mënyrën sesi do të shpjegojnë, por qoftë edhe nxënësit që do t’i nënshtrohen vlerësimit të “Pisa 2025” për të rritur sa më shumë performancën e vendit tonë në testimin Pisa”.
Nanila Allkja Biçaku
©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Kalendari dhe listat e kandidatëve për Portalin "Mësues për Shqipërinë" 2024
Lista e kandidatëve të renditur sipas pikëve në Portalin “Mësues për Shqipërinë” 2024
Hartimi i projektit kurrikular