Sondazhi

MASR pyet mësuesit, prindërit dhe nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollor

Ditën e sotme Ministria e Arsimit ka vënë në dispozicion të mësuesve, prindërve dhe nxënësve një sondazh nëpërmjet të cilit ata pyeten për mënyrat se si mund të fillonte viti i ri shkollor 2020-2021. Sipas këtij dikasteri mbledhja e këtyre të dhënave bëhet për punime statistikore. Ky është sondazhi.

Në një moment kur të gjithë mësuesit, prindërit por edhe nxënësit janë të paqartë dhe të mbushur me dilema për vitin e ri shkollor, MASR u ka vënë atyre sot në dispozicion një sondazh nëpërmjet të cilit i pyet për alternativat e hapjes së shkollave. Sondazhi online, tashmë ka kaluar tek secili prej jush dhe ju keni mundësi të bëni zgjedhjen tuaj personale. 


Nga një postim i Drejtorisë së Arsimit Parauniversitar në rrjetin social Facebook, bëhet me dije se “Mbledhja e të dhënave vijuese bëhet vetëm për përpunime statistikore, që vijnë nga deklarimet e nxënësve, prindërve dhe mësuesve në lidhje me fillimin e vitit shkollor 2020-2021. Mbledhja dhe përpunimi i të dhënave vijuese do të bëhet mbështetur në aktet ligjore për mbrojtjen dhe përpunimin e të dhënave personale”.


Këtë sondazh kanë të drejtë ta plotësojnë vetëm mësuesit, prindërit dhe nxënësit teksa ata pyeten se si do të preferonin të fillonte viti i ri shkollor 2020-2021, për shkak të situatës së pandemisë COVID -19. Pjesëmarrësit e sondazhit identifikohen me disa nga të dhënat e tyre, ky përfshihet vendbanimi, gjinia, gjendja civile, arsimimi etj. 

 

Në link-un në vijim ju konkretisht do të gjeni sondazhin për fillimin e vitit shkollor 2020-2021:

Tashmë na mbetet të presim se çfarë do të vendos MASR pas daljes së këtyre statistikave për vitin e ri shkollor 2020-2021.  




 Nanila Allkja Biçaku

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

12,083 Lexime
3 vjet më parë