Aktualitet

Matura 2023, mbi 30 mijë maturantë i nënshtrohen sot testit të Lëndës me Zgjedhje

Këtë të hënë do të zhvillohet provimi i fundit i Maturës Shtetërore 2023. 30 mijë maturantë do t’i nënshtrohen testit të lëndëve me zgjedhje, i cili është caktuar në nisë në orën 10 dhe do zgjasë 2 orë e 30 minuta.

Matura Shtetërore 2023 zhvillon sot provimin e fundit, atë të lëndëve me Zgjedhje! Mbi 30 mijë maturantë do t’i nënshtrohen këtij testi, i cili do të nisë në orën 10:00 dhe do të zgjasë 2 orë e 30 minuta. Për administrimin e provimeve janë angazhuar mbi 7800 mësues. Në provim janë të përfshira të gjithë nivelet e vështirësisë dhe për herë të parë këtë vit do të ketë një test të veçantë për nxënësit me aftësi ndryshe. 


Një tjetër risi e maturës do të jetë heqja e fletë përgjigjeve të provimeve, një kërkesë kjo e maturantëve dhe mësuesve pasi shkaktonte konfuzion te maturantët dhe ngatërresa në korrigjime.


Po ashtu, ndryshe nga vite me parë, kësaj radhe nëse maturanti do të ketë kontestim për notën mund të bëjë ankim dhe të bëhet rivlerësim i testit. Pra, nëse maturanti merr vlerësimin e testit në e-Albania dhe konstaton që ka një problematikë fillimisht do t’i drejtohet shkollës ku ai ka studiuar.


Pas ankimit, do të ngrihet një komision i ngritur nga drejtori i shkollës dhe dy mësues të lëndës, të cilët do e vlerësojnë testin dhe pyetjen ku ka kontestime dhe nëse ata vërtetojnë se ka problematikë, testi do t’i dërgohet Qendrës së Shërbimeve Arsimore ankimimi, e firmosur dhe e vulosur nga shkolla me bar kod do të bëhet edhe rivlerësimi i testit.


Provimi i parë i Anglishtes u zhvillua më 1 qershor, i dyti i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë më 7 qershor, i Matematikës u zhvillua më datë 13 qershor. Maturantët/kandidatët që rezultojnë mbetës në provimet e Maturës Shtetërore 2023, i rijapin provimet në sesionin e dytë.



© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

826 Lexime
11 muaj më parë